Flash

Vetëvendosje padit në Kolegjin Zgjedhor zgjedhjet në Gjirokastër

Lapsi.al 25 May 2021
Vetëvendosje padit në Kolegjin Zgjedhor zgjedhjet në

Lëvizja Vetëvendosje dega në Shqipëri ka njoftuar se ka dorëzuar në Kolegjin Zgjedhor një padi ndaj vendimit të KAS për pavlefshmërinë e zgjedhjeve në Qarkun Gjirokastër.

“Kreshnik Merxhani në cilësinë kandidatit nga zgjedhësit në Qarkun e Gjirokastrës në zgjedhjet e 25 prillit, dorëzoi në Kolegjin Zgjedhor Gjyqësor padinë për të kundërshtuar vendimin e KAS.

Ky vendim rrëzonte ankesën tonë mbështetur mbi faktet e parregullsive dhe manipulimit të procesit zgjedhor si dhe një sërë veprash penale të konstatuara, për pavlefshmërinë e zgjedhjeve në këtë qark dhe përsëritjen e tyre.

Seanca në Kolegjin Zgjedhor për padinë e Kreshnik Merxhanit do të mbahet ditën e hënë, më 31 maj 2021, ora 10:00. Përpjekjet tona për të bërë publik dhe denoncuar çdo krim elektoral nuk do të ndalen dhe së bashku me to edhe kërkesa për ndëshkimin e fajtorëve dhe vendosjen e drejtësisë” – thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes.

Më herët KAS i rrëzoi pretendimet e Vetëvendosjes për të shpallur të pavlefshme zgjedhjet në Gjirokastër edhe pse kjo forcë paraqiti një sërë provash për një rezultat të deformuar. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI