Flash

Testohen për përdorim lëndësh narkotike grupi Maneskin

Lapsi.al 25 May 2021
Testohen për përdorim lëndësh narkotike grupi Maneskin

Pas fitores së grupit italian Måneskin, të shtunën e kaluar, në Eurovision Song Contest, vokalisti i Måneskin, Damiano u përball me spekulime se ishte duke përdorur drogë në Dhomën e Gjelbër gjatë votimit. Në një moment kur kamera u fokusua te grupi, Damiano shihej teksa përkulej mbi tavolinë, ndërsa kolegu përkrah tij e shtyu me këmbë për t’i tërhequr vëmendjen.

Menjëherë pas këtyre spekulimeve, grupi kërkoi një test droge, por nuk ishte e mundur natën e konkursit, kështu që u vendos që ata të bënin provën në vendin e tyre, kur të mbërrinin në Itali.

Sot doli lajmi se anëtarët e bandës u testuan dhe rezultatet dolën negative.

Deklarata e plotë si më poshtë:

Pas akuzave për përdorimin e drogës në Dhomën e Gjelbër të Finales së Madhe të Konkursit të Këngës Eurovision të shtunën, 22 maj, Bashkimi Evropian i Transmetimeve (EBU), siç kërkohet nga delegacioni italian, ka kryer një rishikim të plotë të fakteve, duke përfshirë kontrollimin e të gjitha pamjeve në dispozicion. Një test droge u ndërmor gjithashtu vullnetarisht më herët sot nga këngëtari kryesor i grupit Måneskin, i cili ka rezultuar negativ.

Asnjë përdorim droge nuk ndodhi në Dhomën e Gjelbër dhe ne e konsiderojmë çështjen të mbyllur.

Jemi të alarmuar që spekulimet e pasakta, të cilat sjellin lajme të rreme, kanë lënë në hije shpirtin dhe rezultatin e ngjarjes dhe kanë ndikuar padrejtësisht në grup.

Ne dëshirojmë ta përgëzojmë edhe një herë Måneskin dhe t'u urojmë atyre sukses të madh. Shpresojmë të punojmë me anëtarin tonë italian Rai për prodhimin e një Konkursi Spektakolar të Këngës Eurovision në Itali vitin e ardhshëm.

Grupi Måneskin fitoi Eurovision 2021 me këngën "Zitti E Buoni". Ata përfunduan në vendin e parë me 524 pikë. Nënkampionja Barbara Pravi nga Franca mori 499 pikë. Kjo është fitorja e parë për Italinë në Eurovision që nga viti 1990, kur Toto Cutogno fitoi me këngën “Insieme”.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI