Flash

Shqipëri/ 14 raste pozitive me COVID-19 dhe 2 viktima në 24 orët e fundit

Lapsi.al 25 May 2021
Shqipëri/ 14 raste pozitive me COVID-19 dhe 2 viktima në 24 orët

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë regjistruar 14 raste pozitive me koronavirus.

Ministria e Shëndetësisë raporton se në këto 24 orë kanë humbur betejën me virusin e rëndë edhe dy të infektuar, duke e çuar në 2447 numrin total të viktimave.

Sipas MSH, “Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 43 pacientë nga të cilët 5 pacientë janë në terapi intensive”.

"Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 3,366 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 14 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 2 raste në Tiranë, Malësi e Madhe, Memaliaj, Skrapar, 1 rast në Shkodër, Durrës, Fier, Devoll, Tropojë, Prrenjas.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 81 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 128,907 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 43 pacientë nga të cilët 5 pacientë janë në terapi intensive.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID19 nuk e kanë fituar dy qytetarë; 1 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Durrësi të moshave 69 dhe 74 vjeç", njofton ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale

Statistika (25 Maj 2021)

Raste të reja ditore 14

Të shëruar në 24 orë 81

Të shtruar në spitale 43

Humbje jete në 24 orë 2

Testime ditore 3,366

Testime totale 703,636

Raste pozitive 132,229

Raste të shëruara 128,907

Raste Aktive 875

Humbje jete 2,447

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 439

Korçë 102

Shkodër 88

Vlorë 53

Elbasan 42

Berat 39

Lezhë 32

Gjirokastër 34

Fier 21

Kukës 13

Durrës 9

Dibër 3

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI