Flash

PD: Anëtarët e KAS po marrin urdhra në telefon nga Rama, Balla dhe Gjiknuri

Lapsi.al 25 May 2021
PD: Anëtarët e KAS po marrin urdhra në telefon nga Rama, Balla

Sot Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve shqyrtoi 3 ankime te paraqitura nga PD lidhur me qarqet e Tiranës, Durrësit dhe Shkodrës. KAS vendosi që të rrëzojë kërkesën për shpallje të pavlefshme të zgjedhjeve në Durrës ndërsa pranoi që të rinumëroi votat në 108 kuti.

Juristi i PD tha se nga ana e kësaj force janë vendosur në dispozicion të KAS materiale shpjeguese, voluminoze mbi 200 faqe për secilën e këtyre qarqeve. Sipas tij janë vendosur prova të shumta, në total për të tri qarqet, mbi 100 prova të cilat në vlerësimin e tij faktonin shkelje të rënda të ligjit.

“Pasur parasysh numrin e madh të çështjeve që kanë ndodhur para dhe pas procesit zgjedhor të 25 prillit në këto 3 qarqe, pasur parasysh numrin e madh të provave dhe fakteve që i vumë në dispozicion të KAS me të drejtë kemi pritur që ky Komision të vepronte në përputhje me ligjin dhe të shmangte zbatimin e urdhrave politikë që vinin në telefonat ë tyre celular përpara çdo vendimmarrje të rëndësishme.

Ata marrin urdhra politikë në telefonat e tyre qoftë nga kryeministri Edi Rama, drejtuesit politik si Taulant Balla, Damian Gjiknuri apo sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Ministrave” – tha juristi i PD, Marash Logu.

“Lidhur me qarkun e Tiranës, ashtu si me qarqet e Durrësit dhe të Shkodrës, kërkesat tona për marrjen e provave të cilat do të zbardhin të plotë masakrën zgjedhore të 25 prillit, u refuzuan plotë 114 herë. Ne kemi paraqitur prova dhe fakte të pakundërshtueshme se si në qarkun e Tiranës, Shkodrës apo Durrësit votat u blenë nga drejtues të lartë të PS në bashkëpunim me elementë të krimit të organizuar.

Në qarkun e Durrësit kishte një skemë kriminale të mirëfilltë e drejtuar nga drejtuesi politik Ardian Çela i cili në bashkëpunim me ish- kryetarin e Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako dhe me deputetë të skeduar në lidhje me krimin e organizuar, kam parasysh Yrges Çyrbja, Ilir Ndraxhi apo Rrahman Rrahja kishin ngritur struktura të mirëfillta për blerjen e votës.

Blerje vote masive kishte edhe në qarkun e Shkodrës, ku Tom Doshi nëpërmjet lidhjeve të tij kriminale në zonën e Pukës apo të Vaut të Dejës, kam parasysh Mark Frroku blinin vota masivisht thjesht dhe vetëm për të pasur mjaftueshëm vota për mandatin e deputetit. është fakt i provuar se burimet shtetërore

Është fakt i provuar që burimet shtetërore në Qarkun e Tiranës, në Qarkun e Durrësit dhe të Shkodrës u përdoren masivisht në shërbim të PS. Kam parasysh këtu lejet e legalizimit, lejet e ndërtimit, tendera dhe kontrata publike si dhe çdo mjet tjetër dhe aset publik që ishte në dispozicion të shtetit.

Vetëm leje legalizimi në periudhën janar - mars 2021, janë dhënë 10003 leje legalizimi, për të cilat në kemi informacione. Janë punësuar 13 mijë punonjës, janë paguar mbi 63 milionë lekë paga. Janë dhënë rreth 125 milionë euro për procesin e rindërtimit. Të gjitha këto para me buxhetin e shtetit me qëllimin e vetëm per te manipuluar dhe tjetërsuar vullnetin e zgjedhësve. Ne e kemi thënë që nga fillimi dhe mbetemi besnik të deklaratës tonë që në do ti shkojmë këtij procesi deri në fund” – tha Logu. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI