Flash

Kim Kardashian paditet nga ish punonjësit e saj : Sillej keq me ne

Lapsi.al 25 May 2021
Kim Kardashian paditet nga ish punonjësit e saj : Sillej keq me ne

Kim Kardashian është paditur së fundmi nga shtatë ish-anëtarë të stafit të kopshtarisë dhe mirëmbajtjes së rezidencës së saj në Hidden Hills.

Sipas padisë, të paraqitur të hënën në Los Angeles, ish punonjësit kanë akuzuar Kim se ishte vonë me pagën e tyre, mbante 10 përqind të pagave të tyre për taksat,refuzonte t'i paguante ata jashtë orarit ,sillej keq me ta dhe ndonjëherë ua ndalonte pushimin e drekës. Mirëpo një burim i afërt me Kardashian ka hedhur poshtë pretendimet e ngrejtura duke deklaruar se ajo përpiqet të ketë një marrëdhënie sa më korrekte me stafin e saj . "Ajo nuk ka një histori të mos paguajë detyrimet e saj në kohë, kurrë nuk ka dhe kurrë nuk do të ketë. Ajo krenohet shumë duke paguar njerëzit në kohë për punën e tyre, kështu që kjo çështje nuk ka asnjë lidhje me të dhe këta punëtorë po padisin personin e gabuar", u shpreh burimi për mediat.

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI