Flash

Demokrati i Pogradecit e pyet për garën në PD/ Basha: Mos dëgjoni thashethemet

Lapsi.al 25 May 2021
Demokrati i Pogradecit e pyet për garën në PD/ Basha: Mos

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka hedhur poshtë zërat se ai ka futur kandidatë të tjerë në garë që të promovohen në poste të ndryshme në parti. Sipas asaj që shkruan BalkanWeb, gjatë një takimi që Basha ka zhvilluar në Pogradec, një anëtar e ka pyetur për më shumë detaje lidhur me garën brenda partisë.

“Kryetar, ka zëra se disa nga kandidatët po marrin pjesë në garë vetëm që të fitojnë pozicione në parti. Është e vërtetë kjo?” – ka pyetur njëri nga anëtarët që ka marrë si përgjigje refuzimin e prerë të Bashës.

“Duke qenë se ka zëra që qarkullojnë se ka kandidatë në garë që u është kërkuar kandidimi nga unë, në mënyrë që të promovoheshin në poste të ndryshme në parti, kjo është absolutisht e pavërtetë.

Në këtë garë, të gjithë janë të barabartë dhe do të jetë vota e anëtarësisë që do të vendosë, siç ndodh për pozitat e tjera drejtuese në parti.

Këto thashetheme, pavarësisht nga kush janë përhapur, thjesht kanë për qëllim të krijojnë konfuzion ose ndonjë avantazh të pandershëm në këtë garë” – ka thënë Basha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI