Flash

Reagon Alketa Vejsiu pas deklaratës së Gjon’s Tears

Lapsi.al 24 May 2021
Reagon Alketa Vejsiu pas deklaratës së Gjon’s Tears

Gjon Muharremaj, i njohur me emrin e artit Gjon’s Tears, fitoi vendin e tretë në “Eurovision” ku përfaqësonte Zvicrën.

Gjatë një interviste të dhënë kohë më parë për “ABC e Pasdites”, ai kishte treguar se ka pasur dëshirën që të përfaqësonte Shqipërinë, por organizatorët e Festivalit të Këngës e kanë lënë jashtë pasi ishin plotësuar vendet.

“Më kërkoi këngën për 4 ditë. Edhe ishte hajde apliko dhe pastaj më thirri disa ditë më vonë dhe më tha “Më fal Gjon, jeni 22 kandidatë dhe janë 20 vende. Më fal që nuk të thashë më herët, kemi ardhur shumë vonë tek ty, kënga është frëngjisht. Po ça është edhe më e çuditshme më tha do vish si i ftuar në Festival dhe nuk më ftoj, por s’ka problem”.

Lidhur me këtë deklaratë ka reaguar edhe Alketa Vejsiu, e cila drejtonte Festivalin në kohën kur Gjoni donte të merrte pjesë. Ajo e ka pranuar këtë situatë për “Anabel.al” dhe ka theksuar se rregullat e Festivalit janë të njëjta për të gjithë.

“Gjoni ka qenë jashtë date atëherë për pranimet, mesa mbaj mend. Unë doja shumë që Gjon të ishte pjesë. Mendoj që është një talent absolut. I kam propozuar të jetë i ftuar si “zërat e të ardhmes”. Ishin bërë zgjedhjet e artistëve dhe ishte jashtë kohe ardhja e këngës dhe për më tepër në frëngjisht. E kam kontaktuar personalisht sepse e konsideroj një talent me një zë dhe stil unik, por ishim jashtë kohe. Procedurat e RTSH-së janë pak rigoroze; kjo nuk vë në diskutim talentin e këtij artisti, të cilit uroj t’ja dëgjoj zërin sa më lart. Nëse do ta ribëja Festivalin, do ta ftoja me kënaqësi”, ka thënë Alketa.

Të këshilluara

Italia fiton Eurovision 2021

Italia shpallet fituesja e Eurovision 2021. Grupi Maneskin me këngën rrok “Zitti e Buoni” rrëmbejnë fitoren e madhe pas 31 vitesh. https://youtu.be/GL1mzJuV1...

00:52

Si të mund të ndiqni live Eurovision 2021

Ka qenë një pritje e gjatë dhe e vështirë dyvjeçare. Por numërimi mbrapsht për në finalen e madhe të Eurovision 2021 është shumë pranë fundit. Shumë shpejt, do ...

20:31

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI