Flash

Pirro Çako do të rikthehet me një projekt të ri muzikor

Lapsi.al 24 May 2021
Pirro Çako do të rikthehet me një projekt të ri muzikor

Së shpejti, Pirro Çako do të rikthehet me një projekt të ri muzikor. Ky lajm u bë i ditur në emisionin “Soiree”, ku ishin të ftuar edhe grupi i njohur Revolt Klan i përbërë nga Febi Shkurti dhe Bruno Pollogati. Ky i fundit ka treguar se shumë shpejt do të vijë me një këngë të re.

Ai ka treguar se do të bashkëpunojë me Pirro Çakon dhe shumë shpejt do të vijë kënga e tyre, ndonëse nuk ka treguar detaje të tjera.

Kujtojmë se disa ditë më parë u zbulua se kantautori Pirro Çako u bë baba për herë të dytë. Lajmin e bëri të ditur “Bordo” dhe u mësua se Pirro ishte bërë sërish baba i një djali, që është pagëzuar me emrin Amadeus.

Ky lajm i surprizoi të gjithë, sepse kantautori shfaqet shumë rrallë në intervista dhe nuk preferon të flasë në lidhje me jetën e tij private. Dy vite më parë u bë i ditur lajmi se Pirro kishte nisur një romamcë me një bjonde të re në moshë, por identiteti i saj nuk u bë kurrë i ditur. Mirëpo “Panorama” ka mësuar se cila është “gruaja e hekurt”, që i bëri një dhuratë kaq të madhe Pirros dhe bëri të ndryshojë mendim për jetën.

Pirro ishte shprehur më herët se nuk kishte plane për një fëmijë tjetër pas Anthony-t, por me nisjen e romancës së re gjithçka ka ndryshuar në jetën e tij. Është mësuar se partnerja e kantatutorit punon si kancelare në një institucion të rëndësishëm të drejtësisë në vend dhe është gati 20 vite më e re se ai. Vitin e shkuar çifti u fotografuan nga paparaci i gazetës “Panorma”, teksa po shëtisnin së bashku në ish-Bllok pas daljes nga karantina. Ata të dy ishin veshur shumë thjesht dhe të gjithëve ju ra në sy fakti se dukeshin shumë bukur bashkë si çift.

Të këshilluara

Danny Masterson rrezikon 45 vite burg

Danny Masterson, aktori i njohur për rolin e tij në “That 70s Show”, duhet të gjykohet për tre akuza përdhunimi, tha gjykatësi. Vendimi nga Charlaine F Olmedo, ...

12:53

Boris Johnson drejt martesës së tretë

Kryeministri britanik, Boris Johnson dhe e fejuara Carrie Symonds do të martohen verën e ardhshme. Çifti iu ka dërguar ftesat e dasmës familjes dhe miqve, e cil...

11:04

Italia fiton Eurovision 2021

Italia shpallet fituesja e Eurovision 2021. Grupi Maneskin me këngën rrok “Zitti e Buoni” rrëmbejnë fitoren e madhe pas 31 vitesh. https://youtu.be/GL1mzJuV1...

00:52

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI