Flash

Përzgjidhen 421 kandidatët për hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit, testi i parë në 27 maj

Lapsi.al 24 May 2021
Përzgjidhen 421 kandidatët për hetues të Byrosë

Byroja Kombëtare e Hetimit ka mbyllur procesin e shqyrtimit të aplikimeve fillestare për hetues duke kualifikuar 421 kandidatë, për 32 vende të lira. Gjithsej janë shqyrtuar 572 aplikime dhe nga këto 151 kandidatë nuk kaluan në fazën tjetër. 421 kandidatët e kualifikuar, në datën 27 maj do t`i nënshtrohen Testit të Arsyetimit Logjik me shkrim. Kurse testi i Aftësive Fizike do të zhvillohenë në qershor.

28 kandidatë për hetues të BKH kanë përfunduar me sukses muajin e parë të trajnimit bazë dhe janë emëruar zyrtarisht.

“Komisioni i Përzgjedhjes në datë 24.05.2021, mbylli procesin e shqyrtimit të aplikimeve fillestare dhe përzgjedhjes së kandidatëve për hetues, për fazat e mëtejshme të konkurrimit. Komisioni i Përzgjedhjes shqyrtoi 572 aplikime, ku u kualifikuan 421 kandidatë dhe 151 kandidatë nuk kaluan në fazën tjetër. Për të parë listën me kandidatët e kualifikuar, shkarkoni listën e kandidatëve që gjendet në LINK 1, bashkëlidhur. Kandidatët e kualifikuar, në datën 27.05.2021, do t`i nënshtrohen Testit të Arsyetimit Logjik me shkrim. Testi i Arsyetimit Logjik do të zhvillohet në Pallatin e Kongreseve, udhëzimet mbi zhvillimin e testit gjenden në LINK 2 bashkëlidhur. Testi i Aftësive Fizike do të zhvillohet në datat 01 .06 – 04.06.2021, kandidatët e kualifikuar për këtë fazë do të njoftohen pas përfundimit të Testit Logjik“, njofton BKH.

BKH është njësi e specializuar e policisë gjyqësore që heton veprat penale nën juridiksionin e Prokurorisë së Posaçe, sikurse autorizohet në ligjin me titull ”Ligji për Organizimin dhe Funksionimin e Institucioneve për të luftuar Korupsionin dhe Krimin e Organizuar. (‘Ligji për SPAK-un)’, 2016. Ne punojmë së bashku me një skuadër prokurorësh të posaçëm që në mënyrë proaktive hetojnë dhe ndjekin penalisht zyrtarë qeveritarë dhe të tjerë që dyshohen që janë të përfshirë në vepra penale në lidhje me krimin e organizuar dhe korrupsionin.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI