Flash

Një opozitë radikale po lind

Lapsi.al 24 May 2021
Një opozitë radikale po lind

Me nje ritem qe duket sporadik, por qe po behet pothuaj i rregullt, ajo qe ndodh ne rruge po na tregon se dicka tjeter ekziston tashme atje dhe po pulson.

Media mainstream vetem e filmon, por nuk e deshifron, sepse eshte ne sherbim te axhendes se elites dhe s'ka as kohe, as funksion te merret me gjera qe tejkalojne "rama tha, basha tha, meta tha, pastaj foli yuri".

Rrjedhimisht publiku i gjere i sheh si ngjarje te papritura, qe dalin jashte axhendes se debatit qe ka imponuar elita. C'paten pikerisht tani keta studentet, po keta naçut e lagjeve pse shperthyen keshtu, po gjithe keto goca te inatosura, qyqja!

Por kjo nuk pengon qe vibracioni i ketyre shfaqjeve masive, (emocioni, debati, pamundesia per indiference qe krijojne ato), te depertoje ne cdo shtepi, pa nevojen e deshifrimit nga media mainstream.

Sepse ato dalje ne rruge, here te medha, here me te vogla, flasin per tema te nje axhende tjeter, qe nuk eshte ajo qe ndertojne mediat, por eshte ama ajo qe jetojne vertet njerezit.

Megjithate, publiku i gjere e harron shpejt, plot gjera te tjera i serviren.

Por ajo gjeja e re qe pulson me axhende ndryshe eshte atje, eshte gjithe kohes ne rrjet, eshte me raste ne rruge.

Nuk eshte homogjene, eshte me adn te plote.

Ka aty nje te majte te re, radikale. Ka edhe nje te djathte te re, radikale. Ka edhe te gjelber, edhe feministe, edhe lgbt, edhe rryma qe s'kane ende emer, qe te gjithe me radikale se c'kemi pare.

Sepse cdo gje qe del disi nga kontrolli i elites ekonomiko-politike e quajme radikale, apo jo?

Megjithese te ndryshem, me raste te caktuara dalin bashke ne rruge, edhe grupet qe urrehen. Debatin, deri ne sharje, e bejne bashke aty ne rrjet, nuk u kercet shume per median mainstream.

Nuk zihen per Bashen e per Ramen, megjithese zihen papushim per çeshtje politike.

Kaq, deri ketu arrij te shoh une, se edhe une jam jashte asaj gjeje qe pulson, ndonese e vezhgoj. Ndoshta edhe shoh me teper se ç'ka ne te vertete. Po eshte e vetmja gje qe ia vlen te shohesh.

Marre nga Facebook i autorit Edvin Parruca

Të këshilluara

Luigi Soreca, me gjuhë të drunjtë

Nga Niko Leka Në Ditën e Europës, Ambasadori përfaqësues i Bashkimit Europian, kish botuar në një prej gazetave një shkrim simbolik për Ditën e Europës. htt...

17:36

Si po na vjedh inceneratori i Tiranës?

Kam pasur bindjen që në shkurtin e 2018-ës, kur në emër të PD-së ftova në interpelancë Ministrin e Energjitikës, për inceneratorët, se sa më shumë të gërmosh aq...

18:49

Pesë masa për luftën kundër koronavirusit

Pas statusit të djeshëm, ku argumentoja se maskat janë TË NEVOJSHME dhe TË DOBISHME, po jo TË MJAFTUESHME si masë për kontrollin e epidemisë së COVID më bëri pë...

18:10

Kush është Ernest Koliqi i vërtetë?

Mungesa e studimeve profesionale dhe sistematike mbi historinë tonë, ka lënë vend për spekullime nga “historianë” amatorë apo kureshtarë ambulantë, disa prej të...

23:01

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI