Flash

LSI ankimon në Kolegjin Zgjedhor vendimin e KAS për Gjirokastrën

Lapsi.al 24 May 2021
LSI ankimon në Kolegjin Zgjedhor vendimin e KAS për Gjirokastrën

Lëvizja Socialiste për Integrim ka ankimuar në Kolegjin Zgjedhor vendimin e Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve, KAS, lidhur me qarkun e Gjirokastrës.

Përmes një shkrese zyrtare partia e drejtuar nga Monika Kryemadhi kërkon rrëzimin e vendimit të KAS.

KAS vendosi me shumicë votash të rrëzojë kërkesat LSI për shpallje pavlefshmërie dhe rivotim duke lënë në fuqi rezultatin e votimit më 25 prill për Qarkun e Gjirokastrës.

Në reagimin e tyre përfaqësuesit e LSI e konsideruan vendimin e KAS si arbitrar e të njëanshëm, politik e në shërbim të Partisë Socialiste.

Tashmë verdikti përfundimtar lidhur me këtë qark do t’i kalojë Kolegjit Zgjedhor, që është organi më i lartë vendimarrës për çështjet zgjedhore.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI