Flash

Del rezultati i testit të drogës për fituesin e Eurovision

Lapsi.al 24 May 2021
Del rezultati i testit të drogës për fituesin e Eurovision

“Vokalisti i grupit italian, Maneskin, Damiano David që fitoi në festivalin e këngës evropiane “Eurovision”, ka rezultuar negativ në testin e drogës”, - thanë organizatorët e festivalit.

Pamjet të cilat e shfaqnin atë me kokë të ulur në tavolinë, në zonën e mikpritjes së festivalit, u bën virale dhe shkaktuan reagime dhe spekulime se ai mund ketë konsumuar substancë narkotike.

David u pyet për pamjet gjatë një konference shtypi të dielën dhe ai tha se kishte parë poshtë sepse kitaristi, Thomas Raggi, kishte thyer një gotë.

“Asnjë përdorim droge nuk ndodhi në Dhomën e Gjelbër dhe ne e konsiderojmë çështjen të mbyllur”, - tha Unioni i Transmetuesve Evropianë (EBU), që është organizator i festivalit.

EBU me bazë në Gjenevë tha se pas akuzave për përdorimin e drogës në prapaskenë, ajo kishte rishikuar faktet, duke përfshirë kontrollimin e të gjitha pamjeve në dispozicion.

Damiano David vullnetarisht iu nënshtrua një testi droge të hënën dhe EBU e ka parë rezultatin.

Grupi italian ishte në konkurrencë të ngushtë më Francën dhe Zvicrën, por arriti 524 pikë duke u shpallur fitues me këngën e tyre “Zitti e Buoni”.

Më herët kishin reaguar edhe zyrtarë të qeverisë franceze. Ministri francez për Evropën, Clement Beaune kishte bërë thirrje për “transparencë totale”.

“Nëse ka një problem, ka ndëshkime duke përfshirë edhe skualifikimin e mundshëm”, tha ai.

Eurovision, është një festival që shihet nga qindra miliona njerëz çdo vit. Festivali Eurovision për herë të parë u mbajt më 1956, me qëllim të bashkimit të Evropës pas Luftës së Dytë Botërore.

Të këshilluara

Dënohet me 25 vite burg i 'forti' i Korçës

Dënohet me 25 vite burgim, Olger Mustafa alias “Geri Muçi”, i konsideruar si i “forti” i Korçës. Vendimi është dhënë tre orë më parë nga gjykata e Korçës, e ...

15:17

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI