Flash

Boris Johnson drejt martesës së tretë

Lapsi.al 24 May 2021
Boris Johnson drejt martesës së tretë

Kryeministri britanik, Boris Johnson dhe e fejuara Carrie Symonds do të martohen verën e ardhshme. Çifti iu ka dërguar ftesat e dasmës familjes dhe miqve, e cila do të mbahet me 30 Korrik 2022, raporton “The Sun”. Përsa i përket datës së ceremonisë miqtë thonë se ato janë duke pritur deri në vitin 2021 për shkak të pandemisë. Më herët është raportuar se kryeministri britanik mund të martohej në Itali, ku e fejuara ka të afërmit. Kjo do të jetë martesa e tretë për Johnson pas divorcit nga gruaja e dytë Marina Wheeler në vitin 2020. Vitin e kaluar, kryeministri britanik u bë baba për herë të pestë. Partnerja e tij, Carrie Symonds, solli në jetë një djalë, i cili është fëmija i parë i çiftit. Partnerja e kryeministrit tregoi në Instagram se ata i kanë vendosur një emër domethënës të voglit, për të nderuar mjekët që u kujdesën për Johnson duke e shpëtuar nga Covid-19. Kështu, djali i tyre është quajtur Ëilfred Laërie Nicholas Johnson.

“Wildred, është emri i gjyshit të Boris-it, Laërie është emri i gjyshit tim, ndërsa Nicholas e quajtëm në nder të dy mjekëve, Nick Price dhe Nick Hart, që shpëtuan jetën e tij muajin e kaluar.”– ka treguar Carrie Symonds.

Vogëlushi erdhi në jetë 17 ditë pasi kryeministri doli nga spitali, ku po kurohej për Covid-19. Symonds është rikthyer për të jetuar me Johnson, pasi më parë ishte izoluar në Camberëell, në Londrën e Jugut, pasi vuante nga simptomat e koronavirusit. Çifti njoftoi në shkurt se ishin fejuar dhe po prisnin një fëmijë, ndërsa Johnson ka edhe katër fëmijë të tjerë nga martesat e mëparshme.

Të këshilluara

Italia fiton Eurovision 2021

Italia shpallet fituesja e Eurovision 2021. Grupi Maneskin me këngën rrok “Zitti e Buoni” rrëmbejnë fitoren e madhe pas 31 vitesh. https://youtu.be/GL1mzJuV1...

00:52

Si të mund të ndiqni live Eurovision 2021

Ka qenë një pritje e gjatë dhe e vështirë dyvjeçare. Por numërimi mbrapsht për në finalen e madhe të Eurovision 2021 është shumë pranë fundit. Shumë shpejt, do ...

20:31

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI