Flash

Agron Shehaj: Nëse unë do të jem kryetar i PD-së, s'ka asnjë mundësi për bashkëqeverisje me Edi Ramën

Lapsi.al 24 May 2021
Agron Shehaj: Nëse unë do të jem kryetar i PD-së, s'ka

Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Agron Shehaj u pyet gjatë konferencës për shtyp nëse do të pranonte të bënte koalicion me Partinë Socialiste.

Ai tha se nëse do të jetë kryetar i Partisë Demokratike nuk do të ketë asnjë mundësi bashkëqeverisje me Edi Ramën.

“Nëse unë do të jem kryetar i Partisë Demokratike nuk do të ketë asnjë mundësi bashkëqeverisje. Unë mendoj që përballë Edi Ramës duhet një lider dhe një njeri krejt ndryshe nga Edi Rama ku njerëzit të mendojnë se je i pa korruptuar”- shtoi ai.

Shehaj u shpreh se kandidatët për deputetë duhet të votohen nga anëtarësia me një anëtar një votë, ndërsa shtoi se edhe në fushatën elektorale kandidatët duhet të shtyhen për të marrë vota personale.

“Unë mendoj që të gjithë kandidatët duhet të shtyheshin të merrnin sa më shumë vota personale. Sigurisht nëse të gjithë kandidatët duhet të ishin shtyrë për të marrë sa më shumë vota, do të kishte shumë më shumë vota për Partinë Demokratike”, tha më tej.

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI