Flash

U aksidentua i dehur, gjykata jep vendimin për Aleksandër Gjokën

Lapsi.al 23 May 2021
U aksidentua i dehur, gjykata jep vendimin për Aleksandër Gjokën

Këngëtari i njohur Aleksandër Gjoka ka dalë para gjykatës këtë të diel. Ajo ka vendosur që Gjoka të qëndrojë në “arrest shtëpiak” pas arrestimit për shkak se u përfshi në një aksident me makinë në gjendje të dehur.

Aksidenti ndodhi në orët e para të së shtunës në zonën e Farkës në periferi të Tiranës. Këngëtari përfundoi në spital dhe nga analizat rezultoi se po drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Nga rrjetet sociale u mësua se atë darkë, Gjoka kishte qenë nën shoqërinë e ish-kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako.

Kjo është hera e dytë që këngëtari për shkak se kapet në timon në gjendje të dehur. Më 23 dhjetor 2019, Gjoka u arrestua i dehur në zonën e Freskut në periferi të Tiranës. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Rita Ora nis bashkëjetesën me regjisorin

Këngëtarja Rita Ora dhe partneri i saj ,regjisori Taika Waititi e kanë cuar romancën e tyre në një tjetër nivel. Mediat e huaja kanë raportuar se Rita Ora ës...

15:32

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI