Flash

"Mori kokainë LIVE në Eurosong”/ Plasin polemikat, reagon grupi italian Maneskin

Lapsi.al 23 May 2021
"Mori kokainë LIVE në Eurosong”/ Plasin polemikat, reagon

Grupi italian Maneskin i riktheu Italisë pas 31 vitesh çmimin e parë të Eurosong me këngën “Zitti e Buoni”.

Shkëlqimin festës së fitores ia zbehën polemikat lidhur me një video e cila u bë virale dhe ku shfaqej këngëtari i grupit Damiano David në një pozicion të dyshimtë sikur merrte drogë gjatë transmetimit live të natës finale.

Damiano dhe shokët e tij të bandës muzikore e mohuan faktin se ai po përdorte kokainë, duke u shprehur se ai po vendoste në tavolinë një gotë që kishte rënë poshtë.

"Thomas theu një gotë… Unë nuk përdor drogë, ju lutem djema, mos e thoni atë. Mos e thoni me të vërtetë. Jo kokainë, ju lutem, mos e thoni atë" - tha Damiano në konferencën për shtyp pas Eurovision.

"Ne jemi vërtet të tronditur për faktin që disa njerëz po thonë Damiano mori drogë. Ne jemi kundër drogës dhe kurrë nuk kemi përdorur kokainë. Jemi gati të testohemi, sepse nuk kemi asgjë për të fshehur. Ne jemi këtu për të luajtur muzikë dhe jemi aq të lumtur për fitoren tonë në Eurovision dhe duam të falënderojmë të gjithë që na mbështesin. Rock' n Roll nuk vdes kurrë. Ne ju duam" – thuhej në një deklaratë të grupit të publikuar në Twitter.

Eurovision u zhvillua në Roterdam të Holandës dhe për shkak të pandemisë festivalin patën mundësi ta ndiqnin vetëm 3500 spektatorë. Me 524 pikë, çmimi i parë shkoi për Italinë, i dyti për Francën dhe e treta u rendit Zvicra me këngëtarin me origjinë nga Kosova, Gjon Muharremaj.

Të këshilluara

Rita Ora nis bashkëjetesën me regjisorin

Këngëtarja Rita Ora dhe partneri i saj ,regjisori Taika Waititi e kanë cuar romancën e tyre në një tjetër nivel. Mediat e huaja kanë raportuar se Rita Ora ës...

15:32

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI