Flash

Interpoli sjell me pranga në Tiranë tre të shpallur në kërkim e të dënuar

Lapsi.al 23 May 2021
Interpoli sjell me pranga në Tiranë tre të shpallur në

Tre persona të kërkuar nga autoritetet dhe drejtësia shqiptare janë arrestuar në tre shtete dhe janë ekstraduar në Shqipëri. Si rezultat i bashkëpunimit mes Interpol Tirana me homologët janë kapur në Itali, Londër e Slloveni, tre shtetas, të cilët janë ekstraduar drejt vendit tonë.

1- Nga Zyra Qendrore Kombëtare – Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Italia drejt vendit tonë i shtetases shqiptare Dhurata Katreli, 43 vjeçe, banuese në Tiranë. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, në vitin 2017, e ka dënuar këtë shtetase me 10 vite burgim, për veprën penale “Mashtrimi”.

2- U ekstradua nga Londra shtetasi Afrim Bardhoshi, 45 vjeç, banues në Durrës. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në vitin 2018, e ka dënuar me 3 vjet e 4 muaj burg për veprën penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpumin. Ky shtetas, gjatë vitit 2013, ka qenë pjesë e një grupi kriminal që kalonte në mënyrë të paligjshme shtetas shqiptarë nga Shqipëria në Angli.

3- Po nga Z.Q.K Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Ljubjana/Slloveni drejt vendit tonë, i shtetasit R. K., 58 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Në vitin 2014, në fshatin Mbrostar, Fier, në kompaninë ku ky shtetas ishte inxhinier ka shpërthyer një kaldajë termoenergjitike me lëndë djegëse dhe si pasojë janë plagosur dy shtetas. Shtetasi R. K. në cilësinë e inxhinierit termoenergjitik kolaudues, gjatë testimeve që ka kryer nuk ka zbatuar rregullat e sigurimit teknik dhe rregullat e sigurisë në punë.

Të këshilluara

Grabitet kisha në Fier

Kisha e Shën Gjergjit në fshatin Libofshë të Fierit ka rënë pre e grabitjes. Burime nga policia bëjnë me dije se gjatë natës persona të paidentifikuar kanë hyrë...

11:54

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI