Flash

Ilir Meta reagon për protestën kundër abuzimeve seksuale

Lapsi.al 23 May 2021
Ilir Meta reagon për protestën kundër abuzimeve seksuale

Manifestimin e sotëm kundër abuzimit seksual e përshëndeti edhe Ilir Meta.

Meta publikon foto nga tubimi qytetar dhe shkruan:

“Dënoj me forcë rastet e fundit të abuzimit seksual të vajzave në Shqipëri dhe solidarizohem në mbështetje të protestave qytetare kundër këtij krimi, që meriton ndëshkim të rëndë ligjor”. 

 

Shkak për këtë manifestim është bërë rasti i disa ditëve më parë ku një 15-vjeçare nga Mirdita, u përdhunua në grup nga pesë persona, më i madhi prej tyre 44 vjeç. Kujtojmë që pesë personat janë identifikuar nga policia, si dhe është bërë e mundur arrestimi dhe burgosja e tyre.

Lexo më tej: Protesta kundër abuzimeve seksuale, qytetarja del nudo 

Të këshilluara

Grabitet kisha në Fier

Kisha e Shën Gjergjit në fshatin Libofshë të Fierit ka rënë pre e grabitjes. Burime nga policia bëjnë me dije se gjatë natës persona të paidentifikuar kanë hyrë...

11:54

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI