Flash

Ç’po ndodh në PD/ Mblidhet kryesia e partisë, Basha largohet nga selia

Lapsi.al 23 May 2021
Ç’po ndodh në PD/ Mblidhet kryesia e partisë, Basha

Prej orës 18:00 në selinë e Partisë Demokratike është mbledhur kryesia e saj. ky forum do të shqyrtojë dhe më pas do të miratojë kandidaturat e shpallura për kryetar partie dhe rregullat e propozuara nga Komisioni Zgjedhor për zgjedhjet e 13 qershorit.

Ndryshe nga herët e tjera mbledhja po zhvillohet pa praninë e kryetarit aktual të PD, Lulzim Basha i cili gjithashtu ka shpallur rikandidimin. Kreu i demokratëve është parë të largohet nga selia blu, për të mos marrë pjesë në mbledhje për shkak të konfliktit të interesit.

Për të drejtuar mbledhjen në vendin e tij, Basha ka autorizuar dy nën/kryetarët, Edi Paloka dhe Edmond Spaho dhe Sekretarin e Përgjithshëm, Gazmend Bardhi. Në garë kanë hyrë 9 emra, mes tyre; Lulzim Basha, Agron Shehaj, Edith Harxhi, Fatbardh Kadilli dhe Ibsen Elezi.

Pritet që nesër Komisioni për Zgjedhjet i ngritur në PD të zyrtarizojë emrat. Me mbylljen e procesit të dorëzimit të kandidaturave, kandidatët do të nisin takime në 61 degët e PD për të prezantuar platformat e tyre.

Përpara mbledhjes kandidati për Kryetar i Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli i ka bërë thirrje Lulzim Bashës që të përballen së bashku në një debat publik. Kadilli rreshtoi 5 kërkesa bazë për kryesinë e PD-së, ku nënvzoi se duhet të organizohet tre debate televizive të hapura, për publikun dhe median. ©LAPSI.al

[caption id="" align="alignnone" width="959"]Featured image of article: Nis mbledhja në PD! Shqyrtohen kandidaturat për kryetar, Basha zbret shkallët shpejt e shpejt, nuk merr pjesë në TAKIM (SHKAKU) Basha duke ikur nga PD[/caption]

Të këshilluara

Rita Ora nis bashkëjetesën me regjisorin

Këngëtarja Rita Ora dhe partneri i saj ,regjisori Taika Waititi e kanë cuar romancën e tyre në një tjetër nivel. Mediat e huaja kanë raportuar se Rita Ora ës...

15:32

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI