Flash

Basha takon 3 ministra të jashtëm të BE: Zgjedhjet ishin masakër, por mbështesim integrimin

Lapsi.al 23 May 2021
Basha takon 3 ministra të jashtëm të BE: Zgjedhjet ishin

Kryetari i PD, Lulzim Basha priti sot në zyrë ministrat e jashtëm të Austrisë, Çekisë dhe Sllovenisë, vend i cili merr dhe presidencën e radhës së BE me 1 korrik.

Sipas njoftimit që ka shpërndarë zyra e shtypit e PD, Basha i siguroi ministrat se kjo parti do të bëjë gjithçka mundet në kapacitetin e saj për procesin e integrimit, si interesi me i madh kombëtar për vendin dhe për të përmirësuar jetën dhe të ardhmen e qytetarëve shqiptarë. Në qendër të diskutimit të këtij takimi ishin dhe procesi zgjedhor i 25 prillit 2021 dhe shqetësimet e opozitës në lidhje me tjetërsimin e vullnetit të zgjedhësve.

“Ne këto zgjedhje qeveria përdori te gjithë mekanizmat, që nga administrata dhe fondet publike, tek personat e inkriminuar dhe paratë e krimit dhe korrupsionit për të tjetërsuar vullnetin e zgjedhësve. Viktima e kësaj masakre zgjedhore janë fatkeqësisht qytetarët shqiptarë të cilët duan ndryshim dhe një jetë më të mirë për familjet e tyre” - tha Basha.

Basha nënvizoi gjatë bashkëbisedimit rolin e BE për vendin tonë dhe nevojën për të bashkërenduar forcat për të nxitur përmbushjen e kushteve nga Shqipëria, sidomos ne luftën kundër krimit dhe korrupsionit, ndarjen e politikës nga krimi dhe funksionimin e shtetit të së drejtës. Ai shprehu vullnetin e palëkundur të PD për të vazhduar betejën për ndryshimin për të cilin vendi ka shumë nevojë.

Sipas të njëjtit njoftim, ministrat nga ana e tyre u shprehën se BE dhe vendet anëtare do të ndjekin me vëmendje maksimale zhvillimet post-zgjedhore në Shqipëri, do të ketë një vëmendje të veçantë në raportin e OSBE/ODIHR dhe gjithashtu në vendimmarrjet e organeve administrative të zgjedhjeve dhe ato gjyqësore. Një theks të veçantë ato i vendosën procesit të integrimit që do të thotë një vëmendje edhe më të madhe të BE-së ndaj Shqipërisë.

Të këshilluara

Rita Ora nis bashkëjetesën me regjisorin

Këngëtarja Rita Ora dhe partneri i saj ,regjisori Taika Waititi e kanë cuar romancën e tyre në një tjetër nivel. Mediat e huaja kanë raportuar se Rita Ora ës...

15:32

Grabitet kisha në Fier

Kisha e Shën Gjergjit në fshatin Libofshë të Fierit ka rënë pre e grabitjes. Burime nga policia bëjnë me dije se gjatë natës persona të paidentifikuar kanë hyrë...

11:54

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI