Flash

Zbulohet fermë kanabisi në Greqi, arrestohen dy shqiptarë (FOTO)

Lapsi.al 22 May 2021
Zbulohet fermë kanabisi në Greqi, arrestohen dy shqiptarë (FOTO)

Policia greke në Kilkis të Greqisë së Veriut, ka arrestuar dy shtetas shqiptarë dhe ka shpallur në kërkim një tjetër, nën akuzën e prodhimit të lëndëve narkotike. Sipas policisë, të tre shqiptarët kishin kultivuar 1400 rrënjë kanabis të madhësive të ndryshme, ndërsa kishin instaluar edhe një sistem vaditjeje për rritjen e kanabisit.

Prej kontrolleve në banesën e të arrestuarve , u gjetën edhe një armë automatike, një pistoletë, fishekë dhe një sasi kanabis.

Policia thotë se ka dyshime se tre autorët kanë kultivuar lëndën narkotike për disa cikle rritëse, duke përfituar vlera të mëdha monetare prej tregtimit të narkotikëve.

Prej kohësh, autoritetet greke, kanë informacion se bandat shqiptare e kanë spostuar aktivitetin e rritjes së kanabisit nga vendi ynë, drejt pllajave dhe tokave në zona të izoluara dhe të pabanuara të Greqisë së Veriut, ku kontrolli i policisë pothuajse nuk ekziston dhe patrullimet nga ajri janë pak efiçente për shkak të sipërfaqeve të mëdha, që duhen kontrolluar.

Dy të ndaluarit u dërguan në gjykatë për masë sigurie, ndërsa hetimet lidhur me zbardhjen e gjithë aktivitetit të organizatës janë marrë prej departamentit të anti drogës së Kilkisi-it.

Të këshilluara

Greqia legalizon kanabisin mjekësor

Parlamenti grek miraton projektligjin për kanabisin mjekësor. Mësohet se me 158 vota “pro”, projektligji i Ministrisë së Zhvillimit kaloi me votat e deputetëve ...

15:40

Agron Shehaj kandidon për kryetar të PD-së

Agron Shehaj kandidon për kryetar të PD-së. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Shehaj përmes një postimi në ‘Facebook’. REAGIMI I SHEHAJT Shqipëria ka sot nev...

12:46

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI