Flash

Zbulohet e verteta: A do të tërhiqet Mc Kresha nga industria për shkak të fesë

Lapsi.al 22 May 2021
Zbulohet e verteta: A do të tërhiqet Mc Kresha nga industria për

Para pak ditësh në media qarkulloi lajmi se Mc Kresha do të linte muzikën për t’ju përkushtuar besimit të tij fetar. Shkak u bë një fotografi që hoxha Fatmir Latifaj publikoi në rrjete sociale me reperin pas faljes së namazit të xhumasë në xhaminë e Shipolit në Mitrovicë.

Mirëpo sipas “Prive” ky lajm nuk është aspak i vërtetë, sepse Kresha po vazhdon të punojë për projektet e reja muzikore. Nuk është diçka e re dhe e papritur falja e xhumasë nga ana e reperit, sepse gjithmonë ai ka qenë një besimtar i devotshëm i fesë myslimane.

Më herët vetë reperi ka pranuar se do e lërë muzikën, pasi ka vite që është pjesë e industrisë dhe me kalimin e kohës duhet t’ju lërë hapësirë talenteve të reja. Në një intervistë të dhënë pak vite më parë, Mc Kresha u shpreh se nuk i duket normale që ai të merret me hip-hop pasi të bëhet baba me shumë fëmijë.

“Muzika hip-hop duhet të dalë unë të këndoj ‘hajde zemër dridhe’ e djali im ta dëgjojë, ndërkohë që është 20 vjeç për shembull. Ideja është që nëse bëhem me familje, nuk do mundem të jem prindi i duhur për fëmijët e mi. Dhe për mua është shumë e rëndësishme. Është gjëja më e rëndësishme në botë të jem prind i duhur për fëmijët e mi. Çdo gjë ka ciklin e vet, publiku më ka rritur se unë kam qenë i mirë”, shpjegoi Mc Kresha.

Të këshilluara

Së shpejti një film dedikuar jetës së Cher

Me rastin e ditëlindjes së 75-të, këngëtarja legjendare Cher ka njoftuar se ka nisur realizimin e filmit që do të flasë për jetën dhe karrierën e saj ndër vite....

14:07

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI