Flash

Si të mund të ndiqni live Eurovision 2021

Lapsi.al 22 May 2021
Si të mund të ndiqni live Eurovision 2021

Ka qenë një pritje e gjatë dhe e vështirë dyvjeçare. Por numërimi mbrapsht për në finalen e madhe të Eurovision 2021 është shumë pranë fundit. Shumë shpejt, do të kemi një vend të ri kampion në garën europiane të këngës.

Sigurisht, çasti i fitores është qershia mbi tortë, por çfarë mund të prisni dhe, më e rëndësishmja, si mund ta shikoni shfaqjen live?

Siç ka ndodhur për disa vite rresht vitet e fundit, finalja e madhe e Eurovision 2021 do të transmetohet drejtpërdrejt në kanalin zyrtar të Eurovision, YouTube. Ky transmetim nuk do të përmbajë komente ose sondazhe votimi.

Transmetimi online do të jetë i disponueshëm në të gjithë botën përveç në Australi, Greqi, Letoni, Lituani, Ukrainë, Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara.

Shikuesit nga gjashtë vendet e para do të kenë lehtësisht akses për ta ndjekur finalen e madhe përmes burimeve alternative, ndërsa për ata në Shtetet e Bashkuara po mendohet një mundësi e re për ndjekjen e spektaklit live.

Shqipëria, që përfaqësohet nga këngëtarja Anxhela Peristeri me këngën “Karma”, do të ngjitet në skenë e dyta gjatë finales.

Të këshilluara

Kanye nuk duket në ditëlindjen e të birit

Me një festë spektakolare , Kim Kardashian festoi ditëlindjen e dytë të djalit të saj Psalmi West. Ylli i “Keeping Up With the Kardashians” na qerasi me disa f...

12:38

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI