Flash

Pas ribashkimit të shumë përfolur, publikohet dhe data e bashkëpunimit të Mozzik dhe Loredanës

Lapsi.al 22 May 2021
Pas ribashkimit të shumë përfolur, publikohet dhe data e

Loredana dhe Mozzik kanë bashkuar forcat me njëri-tjetrin për një rikthim të fuqishëm në muzikë si dyshe me një album të plotë! Të gjithë kishim menduar se ata do të sillnin vetëm një këngë, por Mozzik e Loredana paskan punuar për diçka akoma më të madhe.

Dy ditë më parë çifti i famshëm ka ndarë për herë të parë pas kaq shumë kohësh një foto të përbashkët dhe kanë zbuluar surprizën e madhe për fansat. Në imazhet e publikuara Loredana shfaqet shumë sensuale, teksa pozon “topless” para Mozzik.

Albumi i ri i dyshes mban titullin “No rich parents” dhe të dy kanë ndarë kopertinën e tij në Instagram.

Për më tepër, kënga e parë e “No rich parents” e ka tashmë edhe një datë publikimi. Për të gjithë ju që mezi po prisni, ju bëjmë me dije se “Rosenkrieg” do të publikohet më 28 maj! Këtë e tregon Mozzik në llogarinë e tij në Instagram.

Të këshilluara

Kanye nuk duket në ditëlindjen e të birit

Me një festë spektakolare , Kim Kardashian festoi ditëlindjen e dytë të djalit të saj Psalmi West. Ylli i “Keeping Up With the Kardashians” na qerasi me disa f...

12:38

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI