Flash

Lajm i mirë, asnjë humbje jete nga Covid në Kosovë

Lapsi.al 22 May 2021
Lajm i mirë, asnjë humbje jete nga Covid në Kosovë

Kosova ka marrë një lajm të mirë sot pasi askush në 24 orët e fundit nuk ka vdekur nga COVID-19.

0 vdekje ka qenë bilanci i fundit teksa janë regjistruar 35 raste të reja. 9 raste pati Prishtina kurse qytetet e tjera kishin nga 4 ose më pak. Po ashtu 180 pacientë fituan betejën me COVID-19 në po kaq orë.

Në krahasim me dje Kosova sot ka shumë më pak raste ndaj COVID-19 teksa vendi po përparon me vaksinimin dhe po lehtëson masat.

NJOFTIMI NGA IKSHPK

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK he laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3.199 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 35 raste pozitive.

Brenda 24 orëve nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Numri total i rasteve pozitive është 107.213 raste nga 588.812 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.239 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 180 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 101.279 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.695.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 9 raste, Ferizaj 4 raste, Lipjan 4 raste, Mitrovicë 4 raste, Klinë 2 raste, Obiliq 2 raste, Prizren 2 raste dhe me nga një rast komunat Gjakovë, Gjilan, Malishevë, Pejë, Podujevë, Rahovec, Shtime dhe Viti.

Të këshilluara

Agron Shehaj kandidon për kryetar të PD-së

Agron Shehaj kandidon për kryetar të PD-së. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Shehaj përmes një postimi në ‘Facebook’. REAGIMI I SHEHAJT Shqipëria ka sot nev...

12:46

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI