Flash

Katy Perry dhe Orlando Bloom martohen në fshehtësi

Lapsi.al 22 May 2021
Katy Perry dhe Orlando Bloom martohen në fshehtësi

Në dhjetor të 2019-ës Orlando Boom i propozoi për martesë Katy Perry-t, por si pasojë e pandemisë së Covid-19, ceremonia u shty dy herë. Ndërkohë janë kthyer sërish thashethemet për një martesë të mundshme sekrete gjatë karantinës, pas një deklarate të mikut të dyshes, Bobby Bones.

Kujtojmë se po ashtu në muajin mars, u përfol për një gjë të tillë kur Katy Perry u shfaq në shfaqjen ” American Idol ” me një unazë martesë në gishtin e saj. Dyshimet për këtë nisën nga unaza e martesës në gishtin e këngëtares, teksa ajo u shfaq me partnerin në Hawai. Si Perry, 36 vjeçe, dhe Bloom, 44 vjeç, u panë me kapele bejsbolli. Perry gjithashtu ishte e mbuluar me një maskë fytyre ndërsa Bloom mbante një shall në qafë.

Së fundmi, gjatë një interviste bashkëpunëtori i këngëtares i ka hedhur më shumë benzinë zjarrit dhe ka folur për martesën e tyre të fshehtë.

“Ishte një martesë e vogël. Kjo është ndoshta arsyeja pse nuk kam marrë një ftesë.”, tha ai.

Megjithatë, çifti nuk kanë konfirmuar ose mohuar ende asgjë.

Kujtojmë se Orlando dhe këngëtarja mirëpritën vajzën e tyre të parë, Daisy Bloom në mes të vitit 2020. Më herët, ish gruaja e Orlando, Miranda Kerr, ka treguar publikisht se i mbështet ata.

Të këshilluara

Kanye nuk duket në ditëlindjen e të birit

Me një festë spektakolare , Kim Kardashian festoi ditëlindjen e dytë të djalit të saj Psalmi West. Ylli i “Keeping Up With the Kardashians” na qerasi me disa f...

12:38

Së shpejti një film dedikuar jetës së Cher

Me rastin e ditëlindjes së 75-të, këngëtarja legjendare Cher ka njoftuar se ka nisur realizimin e filmit që do të flasë për jetën dhe karrierën e saj ndër vite....

14:07

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI