Flash

Duket se kësaj rradhe Rita Ora është drejt një lidhje serioze

Lapsi.al 22 May 2021
Duket se kësaj rradhe Rita Ora është drejt një lidhje

Rita Ora ka nisur të shpenzojë akoma e më shumë kohë me regjisorin e famshëm, Taika Waititi, që nga momenti që lidhja e tyre është bërë publike. Madje gjërat mes dyshes janë bërë shumë serioze e kanë kaluar në një tjetër nivel.

“The Sydney Morning Herald” raporton se Rita është zhvendosur për të jetuar në shtëpinë e regjisorit 45-vjeçar në Sydney. Taika ndodhet aktualisht në qytetin më të madh të Australisë për të xhiruar pjesën e katërt të filmit “Thor”, të titulluar “Thor: Love and Thunder”.

Para pak ditësh, Rita dhe Taika u fotografuan shumë të lumtur në një drekë romantike me njëri-tjetrin dhe imazhet bënë xhiron e rrjetit. Sipas informacioneve, ata janë në lidhje prej më shumë se një muaji, ndërsa këngëtarja ka qenë në Sydney për spektaklin “The Voice”.

Të këshilluara

Kanye nuk duket në ditëlindjen e të birit

Me një festë spektakolare , Kim Kardashian festoi ditëlindjen e dytë të djalit të saj Psalmi West. Ylli i “Keeping Up With the Kardashians” na qerasi me disa f...

12:38

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI