Flash

Arrestohen dy të rinj në Durrës e Lushnje, akuzohen për shpërndarje droge

Lapsi.al 22 May 2021
Arrestohen dy të rinj në Durrës e Lushnje, akuzohen për

Dy të rinj nga Lushnja janë arrestuar nga Policia e Fierit dhe ajo e Durrësit pas disa muajsh hetime për shpërndarje të drogës. Ata janë K.T, 26 vjeç dhe S.T, 20 vjeç, banues në Lushnjë. Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e shtetasit L. S., banues në Lushnjë.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës bashkëpunoi me Drejtorinë Vendore të Policisë Fier nën drejtimin e Prokurorisë së Durrësit kundër grupit kriminal që shpërndante lëndë narkotike, veprimtari kriminale e shtrirë në Durrës, Lushnjë dhe Tiranë.

Policia njoftoi se "u vunë në pranga 2 nga pjesëtarët e këtij grupi dhe u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tyre, i cili gjatë kontrollit nga shërbimet e Policisë nuk u gjend në banesë. Në vitin 2020, në nisjen e operacionit qenë arrestuar në flagrancë edhe 2 prej pjestarëve të tjerë të këtij grupi.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve Durrës në bashkëpunim me specialistët e DVP Fier, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, pas një pune hetimore disamujore finalizuan kështu me sukses operacionin e koduar "Trinomi".

Për “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” kryer në bashkëpunim u bë ekzekutimi i urdhrave të ndalimit të nxjerra nga Prokuroria Durrës, në ngarkim të dy shtetasve të tjerë:K. T., 26 vjeç dhe S. T., 20 vjeç, banues në Lushnjë. Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e shtetasit L. S., banues në Lushnjë.

Procedimi penal nisi në tetor 2020, kur u arrestuan M. R. dhe J.B., banues në Tiranë, pasi tek Mbikalimi i Plepave, gjatë kontrollit në mjetin tip “Opel” me drejtues shtetasin M. R, në bagazh është gjetur cannabis sativa. Nga hetimet disamujore të kryera doli se ata në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ushtronin veprimtarinë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike me klientë të ndryshëm në qytetin e Durrësit, Tiranës dhe Lushnjës.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari".

Të këshilluara

Plagosje me armë në Urën Vajgurore

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e mbrëmjes në fshatin Poshnje në Urën Vajgurore. Një 33-vjeçar raportohet se ka mbetur i plagosur me armë zjarri. M...

20:49

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI