Flash

Pink: Përse nuk doja të bëhesha nënë

Lapsi.al 21 May 2021
Pink: Përse nuk doja të bëhesha nënë

Pink është nënë e dy fëmijëve, por duket se të bërit prind nuk ka qenë aspak në planet e saj. Fituesja e çmimit Grammy ka zbuluar gjatë një interviste për “Today” se ajo ka mbetur e surprizuar nga fakti se sot i pëlqen shumë që është nënë.

“Me të vërtetë nuk doja të bëhesha nënë. Nuk doja të bëhesha mama. Nuk ishte në listën e gjërave që duhej të bëja”, është shprehur Pink. Por kur vajza e saj e parë, Willow, erdhi në jetë gjithçka ndryshoi për këngëtaren.

“Linda Willow dhe ajo shprehja ‘të shikosh zemrën të dalë nga vendi’ mori kuptim”, ka shtuar Pink.

Më herët Pink ka treguar se si është jeta e saj si nënë e famshme, pak para se të publikohet dokumentari për jetën e saj.

“Të bësh turne me fëmijët është e pamundur dhe unë bëra të pamundurën. Në një moment kishte shumë yje të tjerë që më kontaktonin, më telefononin për këshilla se si të bënin një trne bashkë me fëmijët, kështu që unë shkrova një libër për nënat e tjera. Ndonjëherë mendoj ‘A po rris një person të sjellshëm? Çfarë do të thitë të jesh fëmija im?”, është shprehur Pink për “People”.

Përveç vajzës, Willow, Pink ka dhe një djalë të quajtur, Jameson.

Të këshilluara

Asap Rocky konfirmon romancën me Rihannën

ASAP Rocky sapo e konfirmoi lidhjen e tij me Rihanna-n. Ai foli për herë të parë në një intervistë për GQ, ku e quajti Riahanna-n, zonjën e tij dhe dashurinë e ...

13:51

Demi Lovato: Jam një person jo-binar

Këngëtarja Demi Lovato ka njoftuar se ajo ka një identitet gjinor *jo-binar dhe për t'iu referuar vetes do të përdorë përemrat ata/atyre ("them" ose "they", që ...

13:37

Prince William vaksinohet live

Princi William ka marrë dozën e tij të parë të vaksinën anti-Covid-19. Këtë lajm e bëri të ditur vetë princi nëpërmjet një postimi në “Twitter” së bashku me një...

13:21

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI