Flash

Financimi i Kanye West/ NYTimes vë në dyshim qëndrimet e Ramës për antisemitizmin

New York Times ka publikuar një artikull ku vë përballë qëndrimet e Edi Ramës kundër antisemitizmit me vendimin e tij për të financuar me 4.5 milionë dollarë koncertin e Ye në Tiranë, duke theksuar kontrastin mes retorikës së kryeministrit dhe mbështetjes për një artist të njohur për deklaratat e tij në mbështetje të Hitlerit dhe nazizmit.

01:06

Media italiane: Rama shpëtoi koncertin e Kanye West, por plasin akuzat

Shpërdorimi i radhës i kryeministrit shqiptar po nxit protesta në rrugë. Një stadium i dedikuar do të ndërtohet për performancën e reperit kontrovers amerikan, gati për t'u çmontuar një ditë pas ngjarjes. Kjo është shumë për të rinjtë që kanë protestuar kundër qeverisë për javë të tëra: "Pensionistët jetojnë me 110 euro në muaj, spitalet nuk kanë pajisje dhe mjekë, por ai i gjeti paratë në minutën e fundit për një koncert."

22:50

Lady Gaga: U përdhunova dhe mbeta shtatëzanë nga një producent

Lapsi.al 21 May 2021
Lady Gaga: U përdhunova dhe mbeta shtatëzanë nga një

Lady Gaga ka bërë një deklaratë shokuese së fundmi, duke thënë se një producent muzikor e përdhunoi kur ajo ishte 19 vjeçe dhe e la shtatzënë.

Këngëtarja 35-vjeçare, detajoi abuzimin në dokumentarin e Apple TV +, të Princit Harry dhe Oprah Winfrey, "The Me You Can Not See", i publikuar dje.

Pasi Gaga shkoi në një spital për të kërkuar trajtim për dhimbjen fizike, vite pasi u përdhunua, ajo tha se ndjesia e përsëritur e dhimbjes së thellë që kthehej në mpirje, ishte e njohur për të.

"Së pari ndjeva dhimbje të madhe, pastaj u mpiva", kujton Gaga. “E kuptova se ishte e njëjta dhimbje që ndjeja kur personi që më përdhunoi më la shtatzënë dhe më hodhi në një cep në shtëpinë e prindërve të mi, sepse kisha të vjella dhe isha sëmurë. Sepse isha abuzuar. Qëndrova e mbyllur në një studio për muaj të tërë.”

Gaga gjithashtu tha se producenti e kërcënoi se do të "digjte" muzikën e saj nëse ajo nuk hiqte rrobat dhe theksoi se nuk kishte në plan ta identifikonte publikisht kush ishte përdhunuesi i saj.

"Unë nuk dua të përballem kurrë me atë person përsëri," tha ajo, duke kujtuar se kishte një "pushim total psikik" pasi u përdhunua. "Për disa vjet, nuk isha e njëjta vajzë," tha ajo.

Dhimbja vazhdoi gjatë dhe ajo ngjarje ka lënë shenja tek ajo edhe sot. Vitet e fundit, Gaga ka vuajtur nga çrregullimi i stresit post-traumatik, për të cilin ajo thotë se është rezultat i përdhunimit dhe fibromialgjisë, një gjendje që shkakton dhimbje në të gjithë trupin.

"Mënyra se si ndihem kur ndiej dhimbje, është njësoj siç u ndjeva pasi u përdhunova", tha ajo në "The Me You Can Not See". "Kam bërë kaq shumë vizita dhe skanime. Ata nuk gjejnë asgjë, por trupi yt kujton. Unë nuk mund të ndieja asgjë, u veçova. Është sikur truri juaj të dalë jashtë linje. Ti nuk e di pse askush tjetër nuk është në panik, ndërkohë që ti kalon në një gjendje paranoje".

Ajo tha se bëri një përparim të qëndrueshëm në shëndetin e saj mendor përpara se të ndihej keq përsëri. Iu deshën 2 vjet e gjysmë për të mësuar metoda (si terapi, kujdesin për trupin e saj, ose duke luajtur muzikë) që e largojnë me sukses nga energjitë e këqija. Dhe gjithçka filloi të ndryshonte ngadalë.

"Unë nuk e tregoj këtë histori për t’i shërbyer vetes, sepse, të them të drejtën, është e vështirë ta thuash", shpjegon këngëtarja. “Ndiej shumë turp për këtë. Si t’ua shpjegoj njerëzve që kam privilegj, kam para, kam pushtet dhe jam e mjerë? Si mund ta bësh këtë? Unë nuk jam këtu për të treguar historinë time sepse dua që dikush të qajë për mua. Jam mirë. Por po e hap zemrën për dikë tjetër. Sepse po ju them, e kam kaluar këtë gjë dhe njerëzit kanë nevojë për ndihmë. Pra, kjo është pjesë e shërimit tim, të jem në gjendje të flas me ju.”

Fillimisht për këtë temë, Gaga foli publikisht për Howard Stern në një intervistë të vitit 2014, ku rrëfeu se ishte përdhunuar nga një producent 20 vjet më i madh se ajo. Kjo ngjarje e tmerrshme e frymëzoi për këngën e saj të vitit 2013, "Swine".

Artistja tha se ajo nuk i tregoi askujt për vite me radhë, nga frika se mund të identifikohej prej kësaj ndodhie. Por kjo ishte hera e parë që ajo foli në mënyrë të detajuar për këtë çështje dhe pasojat që i ka lënë kjo traumë në jetën e saj.

Të këshilluara

Pink: Përse nuk doja të bëhesha nënë

Pink është nënë e dy fëmijëve, por duket se të bërit prind nuk ka qenë aspak në planet e saj. Fituesja e çmimit Grammy ka zbuluar gjatë një interviste për “Toda...

11:00

Asap Rocky konfirmon romancën me Rihannën

ASAP Rocky sapo e konfirmoi lidhjen e tij me Rihanna-n. Ai foli për herë të parë në një intervistë për GQ, ku e quajti Riahanna-n, zonjën e tij dhe dashurinë e ...

13:51

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ç'po ndodh me protestën pas 6 javësh/ Pjesëmarrja, përplasjet, lodhja dhe qëndresa

Në javën e gjashtë, protesta kundër projektit në Pishë Poro-Nartë hyn në një fazë më të lodhur, por më të ashpër: pjesëmarrja luhatet, kërkesat politike bëhen më të dukshme, çështja rikthehet në Parlamentin Europian, ndërsa tensionet me policinë dhe dilemat për mënyrën si duhet të vazhdojë lëvizja e bëjnë sheshin më të brishtë, por ende të pranishëm.

21:56

Me sytë katër

PAPARAZZI