Flash

KAS 'vulos' zgjedhjet në qarkun Berat, rrëzohet kërkesa e opozitës për pavlefshmëri

Lapsi.al 21 May 2021
KAS 'vulos' zgjedhjet në qarkun Berat, rrëzohet kërkesa

KAS ka marrë vendimin përfundimtar për zgjedhjet në qarkun e Beratit. Pas rinumërimit të 114 kutive në Berat, KAS ka miratuar tabelën përmbledhëse me rezultatin e ri i cili nuk ndryshon asnjë mandat. Nga ana tjetër janë rrëzuar dhe dy kërkesat e PD dhe LSI për pavlefshmëri të zgjedhjeve në zonën zgjedhore të qarkut të Beratit.

Tashmë palët kanë 5 ditë kohë të ankimojnë vendimin e KAS në Kolegjin Zgjedhor. Tashmë të hënën KAS do të fillojë me shqyrtimin e kërkesave ankimore për qarkun e Durrësit.

‘’KAS pas diskutoi çështjen në tërësi, bazuar në pikën 1d dhe 2 të Kodit Zgjedhor.

Ndryshimi i vendimit të KQZ për miratimin e tabelës për qarkun Berat për subjektet zgjedhore dhe kandidat për deputet.

Miratimin e tabelës përbmledhëse sipas rezultateve të dala nga 114 qendrave të votimit sa i përket subjekteve politike dhe 2 qendrave të votimit për kandidatët.

Rrëzimi i kërkesës për shpallje të pavlefshme pasi konsiderohet e gjykuar në kërkesën ankimore numër 35 të paraqitur nga LSI për pavlefshmërinë në qarkun e Beratit.

Ky vendim shpallet sot dhe hyn në fuqi menjëherë. Pjesë e këtij vendimi është dhe vendimi i ndërmjetëm të rrëzimit të kërkesës së LSI dhe kërkesës së PD. Kundër këtij vendimi bëhet ankim në Kolegjin Zgjedhor para Gjykatës Administrative brenda 5 ditëve. U shpall sot në Tiranë në datën 21 maj 2021. Seanca mbyllet.

Ditën e hënë fillon shqyrtimi i kërkesave ankimore për qarkun e Durrësit. Relator kolegu Bele.’’- tha relatori i çështjes në KAS.

Të këshilluara

44 vjeçari në Korçë plagos veten me thikë

Një 44 vjeçar nga Korça ka dëmtuar veten me thikë, pas një konflikti për motive banale në familje. Mësohet se 44 vjeçari ishte në gjendje të dehur dhe është dëm...

18:40

Parashikimi i motit për fundjavën

Fundjava paraqitet kryesisht me mot të kthjellët edhe pse gjatë pasdites do ketë vranësira të lehta në zonat malore nuk do keëtë reshje. Edhe pse mëngjeset e...

15:33

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI