Flash

Harry dhe William: BBC fajtore pë vdekjen e Princeshë Dianës

Lapsi.al 21 May 2021
Harry dhe William: BBC fajtore pë vdekjen e Princeshë Dianës

BBC ka kërkuar publikisht falje për intervistën e bujshme të Princeshë Diana-s me gazetarin Martin Bashir, i cili prej kohësh po hetohet për akuzat se e ka mashtruar princeshën me dokumente të falsifikuara për të siguruar intervistën e saj. William ka fajësuar gënjeshtrat e BBC-së ndaj nënës së tij, princeshës Diana, për nxitjen e paranojës së saj dhe përkeqësimin e marrëdhënies së prindërve të tij.

 Pasi një hetim zbuloi se BBC ra nën standardet e saj, Princi William tha se ai ishte më i pikëlluari që Diana nuk e mësoi kurrë se ishte mashtruar. Ai tha se nëna e tij ishte gënjyer "jo vetëm nga një reporter mashtrues", por edhe nga drejtuesit e BBC-së.

Ndërsa Harry fajësoi një kulturë mediatike toksike për vdekjen e nënës së tij. Në deklaratën e tij të veçantë, Princi Harry tha se "efekti i një kulture të shfrytëzimit dhe praktikave joetike" ishte shkaku që i mori jetën nënës së tij.

Ai shprehu shqetësimin për praktika të tilla që, siç theksoi, janë ende të përhapura edhe sot.

"Nëna jonë humbi jetën për shkak të kësaj dhe asgjë nuk ka ndryshuar. Duke mbrojtur trashëgiminë e saj, ne mbrojmë të gjithë dhe mbajmë dinjitetin me të cilin ajo e jetoi jetën e saj," tha ai.

BBC ka shkruar për t'u kërkuar falje Princave William dhe Harry, si dhe Princit të Uellsit dhe vëllait të Diana-s, Earl Spencer.

Princi Philip, Princi William, Earl Spencer (vëllai i Diana-s), Princi Harry dhe Princi Charles në funeralin e Princeshë Diana-s, shtator 1997.

Matt Wiessler, krijuesi grafik i cili ngriti shqetësimet e para në lidhje me dokumentet e rreme të përdorura për të siguruar intervistën, dhe të cilit më vonë iu refuzua puna nga BBC, i tha programit Radio 4's Today se falja dërguar tij të enjten ishte "shumë e vonuar”.

Të këshilluara

Së shpejti një film dedikuar jetës së Cher

Me rastin e ditëlindjes së 75-të, këngëtarja legjendare Cher ka njoftuar se ka nisur realizimin e filmit që do të flasë për jetën dhe karrierën e saj ndër vite....

14:07

Pink: Përse nuk doja të bëhesha nënë

Pink është nënë e dy fëmijëve, por duket se të bërit prind nuk ka qenë aspak në planet e saj. Fituesja e çmimit Grammy ka zbuluar gjatë një interviste për “Toda...

11:00

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI