Flash

A e mbron dot më PD, Sali Berishën?

Lapsi.al 21 May 2021
A e mbron dot më PD, Sali Berishën?

Nëse gjithmonë ka ekzistuar një bestydni se Sali Berisha e kontrollonte dhe e përdorte partinë që themeloi dhe drejtoi si një mburojë për fatin e tij personal, pas vendimit të fundit të departamentit të shtetit po rezulton krejt e kundërta. 

Ndërsa ish kryeministri ka vendosur të mbrohet personalisht dhe të ndërmarrë një betejë ligjore kundër shpalljes non grata nga ShBA, duket sikur PD është e hallakatur, pa busull dhe pa vendosmëri për qëndrimin që duhet të marrë. 

https://lapsi.al/2021/05/21/perplasja-e-forte-24-ore-lufte-berisha-shba/

Po të shikosh deklaratën publike të Lulzim Bashës edhe ato të ndonjë zëri të mekur që ka guxuar ta marrë fjalën, të gjithë janë shprehur për kontributet e mëdha të Berishës në forcimin e aleancës shqiptaro-amerikane, por duke iu shmangur njëkohësisht thelbit të çështjes: akuzave ndaj tij si minues i demokracisë dhe përfitues korruptiv i parave të shtetit. 

Pra, në thelb, ata bëjnë sikur e mbrojnë ish shefin nga një gjë për të cilën ai nuk akuzohet, dhe e lënë krejt zbuluar ndaj thelbit të shigjetave të rënda që kanë rënë mbi të. 

Në fakt, partia më e madhe e opozitës ndodhet në një moment kruçial. Duke ditur rolin e madh që ka pasur Berisha, që e shndërruan PD-në në një ilustrim perfekt të vargjeve të Majakovskit për Leninin, sulmi ndaj liderit historik, konsiderohet edhe si një sulm ndaj trashigimisë 30 vjeçare të PD. 

Nëse ish presidenti dhe ish-kryeministri ka qenë minues i demokracisë dhe hajn, i tillë i bie të ketë qene edhe sundimi i demokratëve mbi Shqipërinë. 

Në këto kushte, para PD-së shtrohen tre rrugë. 

Ajo më e dhimbshmja, e pranimit si të vërteta të akuzave të Sekretarit Blinken, e cila çon në një divorc përfundimtar me Berishën dhe trashigiminë e tij.

E dyta, më me risk, është ajo e një krisje me administratën amerikane, duke pretenduar se akuzat janë të pabaza, politike dhe me synimin që të lehtësojnë instalimit të regjimit në Shqipëri.

Nëse me mbështetjen e hipotezës së parë, PD-ja do rezikonte të ftohte apo largonte bërthamën më solide të militantëve të saj, me të dytën, ajo mund të thithte mbi vete akuzat për anti-amerikanizëm, që rëndom propaganda e të gjitha pushteteve i lëshon si mallkime mbi opozitat në vend.

https://lapsi.al/2021/05/19/lajmi-i-fundit-sali-berisha-shpallet-person-non-grata-ne-shba/

Mes këtyre dy zgjedhjeve logjike, të forta dhe me rrisk, Lulzim Basha dhe PD e modeluar prej tij, ka zgjedhur versionin më të papërshtatshëm, atë për të qenë, as mish, as peshk. Pra të vihet në rolin e idiotit që bën sikur nuk kupton, duke qenë njëkohësisht edhe me Berishën edhe me sekretarin Blinken.

Kjo lloj qasje burracake nuk i shërben, në radhë të parë, vetë ish liderit të PD-së, i cili me sa duket e ka kuptuar këtë dhe ka preferuar të marrë mbi supe mbrojtjen juridike personale, duke mos e llogaritur atë politike të selisë blu. 

Por, mbi të gjitha, ky qëndrim pa qëndrim, vë në pikpyetje vërtetësinë, parimësinë, dhe fibrën e guximit të partisë më të madhe të opozitës për të shërbyer si mburojë e shqiptarëve ndaj kanosjes nga regjimi që sapo është instaluar përfundimisht. 

Dhe ky mëkat, kjo mungesë, kjo shterpësi është ku e ku më e madhe sesa fati personal i Berishës, për të cilin shumëkush mendon se nuk duhej të qe më i mirë. 

Duke u sjellë amorfe, rrethanore, pa shtyllë kurrizore dhe e pa aftë për qëndrime të forta, PD po bëhet gjithnjë e më e tejdukshme. Ajo po merr trajtat e një organizate pa vlerë, që jo vetëm nuk është në gjendje të mbrojë atin e saj, por as ta luaj këtë rol, për qindra mijra shqiptarë, qofshin ata kundër apo pro trashigimisë së tij.  

©Lapsi.al

Të këshilluara

A përfundon këtu goditja ndaj Berishës

ShBA shpalli se Sali Berisha e familja e tij e ngushtë nuk mund të udhëtojnë më drejt atij vendi, për shkak të korrupsionit madhor. Është e qartë për të gjith...

16:32

Berisha non grata, më keq vonë se kurrë

Të gjithë ata që janë ndjerë të ligështuar në janarin e vitit 2011, kur dëgjonin ambasadorin amerikan në Tiranë, ta konsideronte Sali Berishën si një burrë shte...

15:34

Ramizmi si debilizim i shoqërisë

Kasaphana elektorale që organizoi rilindja në 25 prill po fillon të prodhojë efekte shumë më shqetësuese sesa rrëmbimi i pushtetit për një mandat katër vjeçar. ...

15:47

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI