Autoritetet e Shqipërisë dhe Kosovës kanë zgjeruar hetimet në lidhje me zbulimin e rrjetit të plotë të personave të përfshirë në trafikimin e 400 kg kokainë e nisur Brazili, e cila u bllokua në Lipjan ditët e fundit.
Burime të policisë thanë se po kryejnë verifikime për të parë nëse gjatë mbërritjes së kontejnerit po ashtu edhe gjatë qendrimit të tij në magazinat e portit të Durrësit, ka pasur persona të cilët kanë mbikqyrur procesin.
Edhe pse hetimi ka nisur që prej fillimit të muajit maj nga pala shqiptare nuk bëhet më dije sesa persona janë të përfshirë. Mes të arrestuarve në Kosovë është edhe një prej administratorëve të firmës MC FOOD i identifikuar si Izet Sheqiri. Ndërsa për ortakun e tij, Bledar Habili, më origjinë nga Shqipëria burimet bëjnë me dije se ndaj tij nuk ka një procedim penal.
Një ditë më parë gjykata themelore në Prishtinë ka dhënë masën e sigurisë arrest më burg për 7 të arrestuarit, të cilët ranë në pranga në momentin e magazinimit të kontejnerëve në Lipjan.
Në vendimin e gjykatës thuhet se kjo masë shtrenguese është dhënë për shkak të dyshimeve se të arrestuarit mund të arratisën por edhe të ndikojnë në hetimin e kësaj çështje, duke prishur provat ose trembur dëshmitarët.
Kapja e sasisë së kokainës më vlerën mbi 20 milion euro, e cila ishtë nisur nga porti i Of Santos në Brazil më destinacion Lipajnin e Kosovës, u bë në bashkëpunim mes Italisë, Shqipërisë dhe Kosovës dhe nën kordinimin e DEA-s amerikane./ ora news