Flash

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Janusz Bugajski për Berishën 'non grata' në SHBA: Nuk e kuptoj përse veçohet një ish-udhëheqës politik. Ky veprim do të shihet si një hap anti-shqiptar në rajon

Lapsi.al 20 May 2021
Janusz Bugajski për Berishën 'non grata' në SHBA: Nuk e

Analisti Janusz Bugajski i Fondacionit Jamestown komenton për Zërin e Amerikës vendimin e SHBA për shpalljen "non grata" të Sali Berishës. Ai thotë se nuk kupton se pse është përcaktuar pikërisht Sali Berisha dhe pse tani.

“Nuk e kuptoj se përse veçohet një ish-udhëheqës politik, i cili nuk mban më poste. Kjo është diçka që mund të bëhej nga brenda vendit; nëse ekzistojnë prova të forta, ata duhet të kërkojnë një gjyq, një hetim e të tjera, por të ndalosh dikë të udhëtojë, kjo duket si një standard i dyfishtë, diskriminim, apo ato që përmenda. Pra, nuk mendoj se është një ide e mirë dhe koha kur merret ky vendim nuk është e përshtatshme”, i tha ai Zërit të Amerikës.

Sipas zotit Bugajski, nëse do të përfshihen edhe njerëz të tjerë nga rajoni, “do të mbeteshin shumë pak udhëheqës politikë të Ballkanit, ose të një pjese të mirë të Evropës Lindore, që do të lejoheshin të hynin në Amerikë”.

Ai druhet se ky veprim do të shihet si një hap anti-shqiptar në rajon.

“Bashkimi Evropian qysh tani po e mban në distancë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, Kosova ende nuk e ka marrë liberalizimin e vizave dhe jam i sigurt që do të ketë njerëz të cilët do të thonë se ky diskriminim kundër shqiptarëve tani po praktikohet nga administrata e re në Uashington”, thotë ai.

Zoti Bugajski shtron pyetjen nëse në këtë kategori do të përfshihen figura të tjera politike.

“Ka patur mjaft debate për qeverinë e tanishme të Shqipërisë, nëse do të përfshihet edhe Kryeministri, Presidenti, opozita. Po vendet fqinje? Mali i Zi, Kosova e kështu me radhë? Kjo i ngjan gati-gati hapjes së Kutisë së Pandorës, pra se cilët udhëheqës nuk do të lejohen në Shtetet e Bashkuara”, thotë zoti Bugajski.

Zoti Bugajski e pranon që ideja ka qenë që të dërgohet një sinjal i fortë në rajon, por shton se mund të bëhet fjalë për një sinjal të fortë të gabuar./ VOA

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI