Flash

Grupi “Për PD”-në letër Bashës, kërkon shtyrjen e datës së zgjedhjeve

Lapsi.al 20 May 2021
Grupi “Për PD”-në letër Bashës,

Grupi “Për PD”-në kërkon shtyrjen e datës së zgjedhjeve për drejtuesin e partisë.

Nëpërmjet një letre drejtuar Bashës dhe kryesisë së partisë, grupi e konsideron 13 qershorin një datë “në shkelje të hapur të kërkesave për një garë të ndershme, të besueshme dhe të dobishme për vetë Partinë Demokratike". 

Sipas grupit "Për PD"-në, një datë tjetër do të ishte në dobi jo vetëm të Partisë, por edhe të vendit.

“Gjykojmë se mundësimi i shtyrjes së datës së zgjedhje dhe zhvillimit të fushatës zgjedhore për kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë në një kohë politikisht më të përshtatshme, duke pasur parasysh zhvillimet, është në dobi jo vetëm të Partisë, por edhe të vendit dhe të kombit tonë”, thuhet më tej në kërkesë.

 

Të këshilluara

Të shtëna me armë, pranga 40-vjeçarit

Një 40-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Matit, pasi akuzohet se ka qëlluar me armë zjarri në ajër duke shkaktuar panik tek banorët e zonës. Ngjarja është...

10:05

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI