Flash

Demi Lovato: Jam një person jo-binar

Lapsi.al 20 May 2021
Demi Lovato: Jam një person jo-binar
Këngëtarja Demi Lovato ka njoftuar se ajo ka një identitet gjinor *jo-binar dhe për t'iu referuar vetes do të përdorë përemrat ata/atyre ("them" ose "they", që në anglisht përdoren për t'iu referuar një personi me gjini të paspecifikuar). *Persona jo-binarë – që janë jashtë binarit gjinor, që nuk përcaktohen as meshkuj, as femra. Në një postim në mediat sociale të mërkurën, Lovato tha: “Çdo ditë që zgjohemi, na jepet një mundësi dhe shans tjetër të jemi ata që duam dhe dëshirojmë të jemi. Unë kam kaluar pjesën më të madhe të jetës sime duke u rritur para të gjithëve ju... ju keni parë të mirat, të këqijat dhe gjithçka mes tyre. Jo vetëm që jeta ime ka qenë një udhëtim për veten time, por edhe po jetoja për ata që ishin në anën tjetër të kamerave. Sot është një ditë që unë jam kaq e lumtur të ndaj më shumë nga jeta ime me ju të gjithë - jam krenare t'ju bëj të ditur se unë identifikohem si jo-binare dhe zyrtarisht do të ndryshoj përemrat e mi në ata\ato tani e tutje", -tha Lovato. Këngëtarja tha se kapitulli i saj i ri erdhi "pas shumë shërimesh" dhe "punësh vetë-reflektuese". “Unë po e bëj këtë për ata që nuk kanë qenë në gjendje të ndajnë me të dashurit e tyre se kush janë në të vërtetë. Ju lutem, vazhdoni të jetoni në të vërtetat tuaja dhe ta dini se po dërgoj aq shumë dashuri në rrugën tuaj," përfundoi Lovato. Rikujtojmë që në muajin mars, Demi, e cila është aktiviste për të drejtat e LGBT, doli publikisht si paneksuale.

Të këshilluara

Prince William vaksinohet live

Princi William ka marrë dozën e tij të parë të vaksinën anti-Covid-19. Këtë lajm e bëri të ditur vetë princi nëpërmjet një postimi në “Twitter” së bashku me një...

13:21

Kush janë finalistë e Eurovision

Gjysmëfinalja e parë e Eurovision 2021 u zhvillua të martën, me 16 këngë interpretuese, të cilat kanë shpresuar deri në fund për kualifikimin në natën finale. P...

12:42

Salma Hayek rrëfen betejën me Covid-19

Aktorja e njohur dhe producentja Salma Hayek ka folur së fundmi për betejën e saj me Covid-19. Në një intervistë të fundit me Variety, aktorja tha se ajo u i...

11:01

Princesha Beatrice konfirmon shtatëzaninë

Princesha Beatrice është shtatzënë dhe pret fëmijën e saj të parë këtë vjeshtë, me partnerin Edoardo Mapelli Mozzi, ka njoftuar Pallati Buckingham. Çifti u m...

14:39

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI