Flash

Bebe Rexha: Kanë dashur të më martojnë që në adoleshenc

Lapsi.al 20 May 2021
Bebe Rexha: Kanë dashur të më martojnë që në

Bebe Rexha ka folur gjithmonë për traditat shqiptare në mediat e huaja dhe së fundmi ka rrëfyer se si pasojë e kësaj ishte gati të martohej në një moshë shumë të re. Këngëtarja ka treguar se në adoleshencë kishte disa djem që kërkonin dorën e saj, sepse kjo është pjesë e kulturës shqiptare.

“Nëna ime është martuar 17 vjeçe, është një botë komplet tjetër. Gjyshja ime është martuar 15 vjeçe, domethënë e martuan të tjerë, vendosën të tjerë për të. Tashmë ka ndryshuar plotësisht, është më moderne dhe gratë kanë më shumë të drejta. Por kur unë isha më e re kishte djem që më kërkonin dorën për martesë. Ishte pjesë e kulturës. Tradita është e tillë, martohesh me një shqiptar shumë e re në moshë dhe më pas bën fëmijë”, ka treguar Bebe.

Gjithashtu ajo ka falenderuar nënën e saj që e ka shpëtuar dhe e ka ndihmuar të arrijë ëndrrat e saj për t’u bërë një yll.

“Teksa rritesha unë nuk lejohesha të ngrija zërin apo flisja në tavolinë dhe gjëra të tilla, por mami im luftoi për mua shumë dhe ajo ju thoshte njerëzve ‘Vajza ime nuk do të martohet’”, ka thënë këngëtarja.

Gjithashtu ajo ka pranuar se puthjen e parë e ka dhuruar 8 vite më parë, kur ishte 23 vjeçe.

“Isha 23 vjeçe, disi vonë. Isha e frikësuar. Isha e frikësuar nga djemtë, nuk e di pse dhe ishte një puthje shumë e keqe”, ka treguar Bebe.

Të këshilluara

Princesha Beatrice konfirmon shtatëzaninë

Princesha Beatrice është shtatzënë dhe pret fëmijën e saj të parë këtë vjeshtë, me partnerin Edoardo Mapelli Mozzi, ka njoftuar Pallati Buckingham. Çifti u m...

14:39

Një tjetër skandal në familjen Kardashian

Ish-gruaja e partnerit aktual të Kourtney Kardashian, muzikantit Travis Baker, Shanna Moakler tha se arsyeja e fundit të martesës së tyre është se ai e tradhtoi...

13:33

Ledri Vula vaksinohet kundër Covid-19

Ledri Vula është vaksinuar kundër Covid-19, proces të cilin e ka kryer në Shqipëri pasi posedon pasaportën shqiptare. Së fundmi janë ndarë disa momente të va...

12:15

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI