Flash

Një tjetër skandal në familjen Kardashian

Lapsi.al 19 May 2021
Një tjetër skandal në familjen Kardashian

Ish-gruaja e partnerit aktual të Kourtney Kardashian, muzikantit Travis Baker, Shanna Moakler tha se arsyeja e fundit të martesës së tyre është se ai e tradhtoi me Kim Kardashian.

Një burim i afërt me Kim tha për Page Six se pretendimi ishte i rremë.

 "Travis dhe Kim nuk kanë pasur kurrë një marrëdhënie romantike," tha burimi. "Ata ishin miq të mirë, që u takuan përmes Paris Hilton dhe kështu u prezantuan edhe Kourtney dhe Travis."

Thashethemet filluan të qarkullojnë kur vajza e Shanna dhe Travis, Alabama, postoi një screenshot në Instagram Story duke shpërthyer kundër nënës së saj me akuzat se s’ka qenë kurrë plotësisht prezente në jetën e saj dhe se s’ka qenë një nënë e mirë për të.

Në screenshot dukej përgjigjja e gjatë e Shanna-s ku mes të tjerash shkruhej:

"Unë u divorcova nga Travis sepse e kapa atë duke pasur një lidhje me Kim! Tani ai është dashuruar me motrën e saj… gjithçka është e tepërt… Nuk jam unë e keqja në këtë histori!”

Që kur Travis dhe Kourtney filluan të dilnin bashkë, Shanna nuk ka treguar aspak mbështetje për marrëdhënien e tyre, të cilën madje e quajti të çuditshme.

Një tjetër burim i afërt me Travis kritikoi Shanna-n për përhapjen e gënjeshtrave.

"Është një turp që ajo vazhdon të përhapë gënjeshtra, sepse është qartësisht e hidhëruar që ish-i i saj është i lumtur dhe ka ecur përpara," tha burimi. "Është jashtëzakonisht e dëmshme për fëmijët e saj mënyra si po sillet. Shpresojmë që ajo të marrë ndihmën që i nevojitet dhe të mund të gjejë lumturinë".

As Kourtney dhe as Travis nuk kanë reaguar rreth kësaj çështjeje.

Të këshilluara

Ledri Vula vaksinohet kundër Covid-19

Ledri Vula është vaksinuar kundër Covid-19, proces të cilin e ka kryer në Shqipëri pasi posedon pasaportën shqiptare. Së fundmi janë ndarë disa momente të va...

12:15

Ndahet nga jeta Charles Grodin

Aktori i njohur i Hollywood-it, Charles Grodin është ndarë nga jeta në moshën 86-vjeçare, Charles Grodin. Aktori ka luftuar kancerin gjatë vitit të kaluar dhe d...

10:58

Jason Derulo, baba për herë të parë

Jason Derulo është bërë baba për herë të parë. Këtë lajm të ëmbël e dha e dashura e tij, Jena Frumes përmes një postimi në Instagram, ku publikoi disa foto ku ç...

10:16

Naomi Campbell, nënë për herë të parë

Supermodelja Naomi Campbell ka zbuluar se është bërë nënë për herë të parë. Përmes rrjetit të saj social ,Instagram, Naomi ka postuar një foto të këmbës së f...

16:01

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI