Flash

Ledri Vula vaksinohet kundër Covid-19

Lapsi.al 19 May 2021
Ledri Vula vaksinohet kundër Covid-19

Ledri Vula është vaksinuar kundër Covid-19, proces të cilin e ka kryer në Shqipëri pasi posedon pasaportën shqiptare.

Së fundmi janë ndarë disa momente të vaksinimit të tij nga “Telegrafi” në një nga qendrat e shpërndarjes së vaksinave në Tiranë. Me të parë yllin e hip-hopit, shumë prej personave që ishin të pranishëm në sallë kanë shrytëzuar rastin për të bërë foto me të.

Përsa i përket, projekteve muzikore Ledri më në fund publikoi këngën më të re, që mban titullin “Don mo”.

Videoklipi i këngës është xhiruar në Dubai dhe protagoniste në klip si figurante është Morena Taraku, e cila duket mjaft tërheqëse. Ledri nuk zhgënjen asnjëherë dhe padyshim që ky projekt muzikor kaq ritmik do të jetë një ndër hitet e kësaj vere.

Reperi do të publikojë disa bashkëpunime këtë verë dhe njëri prej tyre do të jetë me Kidën, që fansat po e presin prej kohësh.

Në muajin tetor, Kida dhe Ledri ndanë me njëri-tjetrin në Instagram një foto të përbashkët dhe kështu lindën dyshimet se ata kishin bashkuar forcat për duet. Por asokohe kjo rezultoi e pavërtetë, sepse duket se Ledri dhe Kida e kanë lënë për në verë super bashkëpunimin. “Prive” ka mësuar se dy miqtë po përgatiten për një këngë të përbashkët, që do të publikohet këtë verë dhe me siguri do të bëjë namin kudo.

Të këshilluara

Ndahet nga jeta Charles Grodin

Aktori i njohur i Hollywood-it, Charles Grodin është ndarë nga jeta në moshën 86-vjeçare, Charles Grodin. Aktori ka luftuar kancerin gjatë vitit të kaluar dhe d...

10:58

Jason Derulo, baba për herë të parë

Jason Derulo është bërë baba për herë të parë. Këtë lajm të ëmbël e dha e dashura e tij, Jena Frumes përmes një postimi në Instagram, ku publikoi disa foto ku ç...

10:16

Naomi Campbell, nënë për herë të parë

Supermodelja Naomi Campbell ka zbuluar se është bërë nënë për herë të parë. Përmes rrjetit të saj social ,Instagram, Naomi ka postuar një foto të këmbës së f...

16:01

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI