Flash

Krimi makabër në Greqi, zbardhet dëshmia e gjeorgjianit: Më lër të mendoj për këtë...

Lapsi.al 19 May 2021
Krimi makabër në Greqi, zbardhet dëshmia e gjeorgjianit: Më

Detaje të reja kanë dalë nga vrasja që tronditi Greqinë disa ditë më parë, ku gjatë një grabitje, mbeti pa jetë një 20-vjeçare. Për krimin e rëndë, autor kryesor vijon të mbetet shtetasi 36-vjeçar nga Gjeorgjia, i cili u arrestua të premten në tentativë për tu larguar nga Greqia përmes pikës kufitare Kipon Evros.

Mediat greke së fundmi kanë zbardhur edhe dëshminë e dhënë prej tij para hetuesve.

36-vjeçari mësohet se mbajti një “qëndrim negativ” duke refuzuar të bashkëpunonte me drejtësinë. Burimet për gazetat greke e kanë përshkruar të arrestuarin si një “hipokrit” duke shpjeguar se gjatë marrjes në pyetje ai vazhdimisht ndryshonte qëndrim.

“Më lër të mendoj për këtë”, kjo është shprehja e vazhdueshme të cilën ai e përdori në përgjigjen e pyetjeve të vazhdueshme të policisë, të cilët i kërkuan të zbulonte se çfarë dinte për ngjarjet në Glyka Nera. Megjithatë ai e la të hapur mundësinë e përfshirjes së rasti.

Ndërkohë autoritetet po presin përgjigjet e analizave për gjurmët e gishtërinjve dhe të ADN të gjetura në banesën e familjes së Karolinës fatkeqe e cila humbi jetën gjatë grabitjes.

36-vjeçari i arrestuar nuk ishte i panjohur për zyrtarët e Sigurimit. Në vitin 2017 ai u akuzua për tentim vjedhjeje të një supermarketi, si dhe për vjedhje të një shtëpie në Atikë, ndërsa në vitin 2015 u ngrit një çështje kundër tij për vjedhje nga Sigurimi i Alexandroupolis.

Dënimi me burg, që ai kishte kryer kishte të bënte me akuzën e shkeljes së ligjit për të huajt.

Ai u rendit në listën e zezë si “Hajdut” për shkak të kontakteve që pretendohet të ketë mbajtur me anëtarë të fuqishëm të mafies së vendit të tij

Të këshilluara

Moti, nesër rikthehen reshjet e shiut

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka dhënë parashikimin e tij për motin për ditën e nesërme (20 maj). Sipas këtij shërbimi reshjet e shiut do të fillojnë gjatë or...

14:39

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI