Flash

Berisha non grata, më keq vonë se kurrë

Lapsi.al 19 May 2021
Berisha non grata, më keq vonë se kurrë
Të gjithë ata që janë ndjerë të ligështuar në janarin e vitit 2011, kur dëgjonin ambasadorin amerikan në Tiranë, ta konsideronte Sali Berishën si një burrë shteti, pasi me urdhërin direkt të tij ishin vrarë katër demostrues opozitarë në bulevard, me siguri që sot kanë ndjerë një sadisfaksion të vonuar moral. Të gjithë ata që se kapërdinin dot se si, pas varrit masiv të Gërdecit, kryeministri i asaj kohe bënte fushatë elektorale me fotot e vizitës së mikut të tij Xhorxh Bush në Tiranë, mund të jenë krenarë, se e vërteta triumfon një ditë edhe pse hiperfuqia, për një kohë të gjatë, ka dashur të na mbajë nën errësirën e gënjeshtrës. Ndonëse unë jam njëri prej tyre, një nga gazetarët e shpallur puçistë pas “grushtit të shtetit”, një nga ata që pas emisioneve investigative për Gërdecin, hyri me Berishën në një nga ato konflikte që të kushtojnë vendin e punës, sot nuk kam asnjë lloj sadisfaksioni moral. Sepse publikimi i shpalljes si non grata nga SHBA, për ish presidentin dhe kryeministrin, është aq i vonuar sa nuk ka më vlerë. Lexo me tej:

“Korrupsion masiv”/ Sali Berisha shpallet non-grata në SHBA

Askush sot nuk mund të ma heqë dot shijen e hidhur mbetur në gojë prej aleancës së atëhershme të Sali Berishës me diplomatët amerikanë. Askush nuk do më bëjë dot të harroj se në atë kohë delet e zeza ishim ne, që sipas propagandës përbënim “celulat anti amerikane”, vetëm se thonim të vërtetën tonë.  Askush nuk do më shlyejë dot nga kujtesa rrëfimin e drithëruar që më bënte Edi Rama, në një lokal aty pranë çadrës së grëvës së urisë, për kërcënimet e vazhdueshme që merrte nga një diplomat totalisht kundër opozitës së kohës, si i famshmi Kantrimen. Pra, atëherë kur më shumë se kurrë, në betejën për një demokraci reale na duhej e vërteta, ambasada e SHBA-në Tiranë, Departamenti i shetit dhe emisarët e dërguar prej tij, na e fshehën atë në mënyrë të turpshme. Në atë periudhë, ky manipulim i dha shumë municion dhe barut mbrojtësve mediatikë, kamikazëve të Berishës, të cilët përdornin kundër të vërtetave dhe fakteve vetëm një alibi: rolin e arbitrit për debatin tonë të brendëshëm e kanë monopol vetëm të dërguarit e Uashingtonit.  Rama e pati paralajmëruar/ Sali Berisha shpallet person non-grata në SHBA Prandaj, sot kur dëgjoj se me vonesë më vjen, nga përtej Atlantikut, konfirmimi se para një dekade, unë dhe një grup gazetarësh që mendonim njësoj, paskëshim pasur të drejtë, më shumë se i përkëdhelur profesionalisht në sedër ndihem i zhgënjyer. Sepse dhe dje ashtu sikurse sot kam kuptuar një gjë: ne nuk kishim as më shumë mundësi informacioni, as aparat më të madh inteligjence, sa ta kuptonim të vërtetën më qartë se diplomatët amerikanë. Ndryshimi qe se ne tentonim të ishim me faktet dhe provat reale, ndërsa ata të mbështesnin pushtetin.  Prandaj, sot, kur duhej të ndjeja një sadisfaksion moral, për konfirmimin e qëndrimeve të dikurshme, kam trishtimin dhe frikën, se me publikimin e aktit të sekretarit të shtetit Blinken, po hyjmë sërish në periudhën e një manipulimi të ri. Shpallja non grata e Sali Berishës, më shumë sesa një vënie e drejtësisë së shkuar në vend, është një përkrahje e hapur për regjimin e ri që po instalohet në Tiranë. Duke fshikulluar ish kryeministrin, familjarët e tij, aleatët e dikurshëm politikë, SHBA duket se po i spastron rrugën Edi Ramës dhe gjithpushtetshmërisë së tij të ngritur mbi zgjedhje të manipuluara. Dhe ndoshta, së shpejti, nuk do të jetë çudi, që sërisht blerësit e votës të konsiderohen ‘burra shteti”, ndërsa ata që i denoncojnë të listohen si pjestarë të “celulave anti amerikane”.    ©Lapsi.al    

Të këshilluara

Ramizmi si debilizim i shoqërisë

Kasaphana elektorale që organizoi rilindja në 25 prill po fillon të prodhojë efekte shumë më shqetësuese sesa rrëmbimi i pushtetit për një mandat katër vjeçar. ...

15:47

Nuk fitoi PS-ja, na grabiti shteti

Këto zgjedhje nuk u fituan nga rilindja, ato u rrëmbyen nga makineria shtetërore. Sa më shumë ditë kalojnë, aq më të qarta bëhen faktet se, në 25 prill, në garë...

18:17

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI