Flash

A përfundon këtu goditja ndaj Berishës

Lapsi.al 19 May 2021
A përfundon këtu goditja ndaj Berishës

ShBA shpalli se Sali Berisha e familja e tij e ngushtë nuk mund të udhëtojnë më drejt atij vendi, për shkak të korrupsionit madhor.

Është e qartë për të gjithë se korrupsioni madhor nënkupton edhe vjedhje madhore - pra edhe varfërim madhor e të padrejtë të shumë personave që nuk do të duhej të ishin privuar prej disa mundësive e të drejtave që u takonin.

Por vjedhja madhore e një shteti dhe e një populli, nuk mund të ndëshkohet me ndalim udhëtimesh. Do të duhej së paku konfiskim dhe kthim i pasurisë së vjedhur te ata që janë privuar padrejtësisht prej saj.

Këtë gjë nuk mund ta bëjë ShBA, sepse së paku formalisht jemi vend sovran, por duhet ta bëjë sistemi gjyqësor e prokurorial i Shqipërisë, i cili tash gjendet para dilemës: t’ia nxijë faqen ShBA-së, apo t’ia nxijë faqen Berishës?

Duket si dilemë e lehtë, sigurisht, do të duhet të mbajnë anën e superfuqisë. Por problemi është më i ndërlikuar se ç’duket. Berisha nuk (dyshohet se) është thjesht një i korruptuar i rëndomtë e i parëndësishëm, por një dëshmitar i gati secilit proces të mbidheshëm e nëndheshëm në Shqipëri, në tre dekadat e fundit, shpesh edhe pjesëmarrës në procese si “lojtar, arbitër a trajner”.

Nëse ai dënohet - dhe nuk e kam fjalën për ndalim udhëtimi - ai do të mund të kthehej në një dëshmitar me vlerë të madhe (dhe rrezik të madh për dikë-dikë në majat e hierarkive politike, gjyqësore, biznesore, mediatike e kriminale në Shqipëri).

Dënimi gjyqësor i Berishës dhe hetimet e proceseve ku ai ka qenë i përfshirë, do të mund ta kthenin në një dëshmitar që prodhon një ortek a një tërmet të madh, të ngjashëm me “Mani pulite” në fillim të viteve 90 në Itali, ku një fushatë e madhe e drejtësisë prodhoi rrëzimin e pesë partive tradicionale që mbanin pushtetin me rotacion (il pentapartito).

A do të ndodhë kjo? Unë shpresoj se po. Por ftesat e Ramës për bashkëqeverisje me PD, dhe ndërthurja e shumë interesave për ta mbajtur situatën “ashtu siç është”, më bën të mendoj se më shumë ka gjasa që i vetmi ndëshkim për Berishën të mbetet ky ndalim udhëtimi.

Prandaj dilema e sistemit të drejtësisë në Shqipëri se “a t’i mbetet faqja e zezë Berishës apo ShBA-ve”, nuk e ka zgjidhjen aq të lehtë sa ç’duket.

©Lapsi.al

Të këshilluara

Berisha non grata, më keq vonë se kurrë

Të gjithë ata që janë ndjerë të ligështuar në janarin e vitit 2011, kur dëgjonin ambasadorin amerikan në Tiranë, ta konsideronte Sali Berishën si një burrë shte...

15:34

Ramizmi si debilizim i shoqërisë

Kasaphana elektorale që organizoi rilindja në 25 prill po fillon të prodhojë efekte shumë më shqetësuese sesa rrëmbimi i pushtetit për një mandat katër vjeçar. ...

15:47

Nuk fitoi PS-ja, na grabiti shteti

Këto zgjedhje nuk u fituan nga rilindja, ato u rrëmbyen nga makineria shtetërore. Sa më shumë ditë kalojnë, aq më të qarta bëhen faktet se, në 25 prill, në garë...

18:17

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI