Flash

Shkaktoi aksidentin duke i marrë jetën 61-vjeçarit italian, i riu shqiptar kapet 2 javë pasi ishte arratisur

Lapsi.al 18 May 2021
Shkaktoi aksidentin duke i marrë jetën 61-vjeçarit italian, i

Një 28 vjeçar me origjinë shqiptare, i akuzuar se shkaktoi aksidentin rreth 2 javë më parë në Pignataro Maggiore, kur një 61 vjeçar nga Mondragone (Caserta) u përplas dhe humbi jetën në vend. Pas këtij momenti, mediet e huaja shkruajnë se, shqiptari kishte braktisur makinën dhe ishte arratisur në këmbë, por policia, falë disa faturave nga një qendër bastesh ku shqiptari kishte luajtur arriti që të bënte krahasimin e ADN-së.

Si ndodhi aksidenti?

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e 3 majit dhe viktima, Federico Boccucci, ishte drejtues i makinës Fiat Punto që u përplas në komunën e Pignataro Maggiore (Caserta). Makina e italianit u përplas me një makinë tip “Alfa 156”, e cila drejtohej nga shqiptari, i cili gjithashtu ishte duke ecur kundra vajtje.

Pas përplasjes së fortë italiani ndërroi jetë në vend, ndërsa shqiptari u arratis, para se policia të mbërrinte në vendngjarje. Por në makinën e braktisur të shqiptarit, grupi i ekspertëve gjetën një njollë gjaku dhe fatura nga një qendër bastesh sportive.

Në këtë mënyrë karabinierët arritën të gjurmonin njeriun që kishte vënë bastet, një shqiptar 28-vjeçar. Që në atë moment kërkimet për gjetjen e shqiptarit vijuan, por vetëm pas më shumë se dy javësh, ata arritën ta arrestonin atë në Vipiteno, në provincën e Bolzanos.

Shqiptari u arrestua me urdhër të Prokurorit Publik të Santa Maria Capua Vetere.

Krahasimi i ADN-së së tij me atë të marrë nga gjaku i gjetur në Alfa ishte vendimtar. Sipas karabinierëve burri, i cili ishte larguar me shpejtësi nga Campania, po planifikonte të ikte në Shqipëri, ndërsa ndaj tij tashmë rëndon akuza për vrasje në rrugë.

Të këshilluara

Kosova merr 3150 doza të tjera Pfizer

Në kuadër të fushatës së vaksinimit anti Covid, këtë të martë në Kosovë kanë mbërritur 3510 vaksina Pfizer. Ministria e Shëndetësisë në një prononcim për med...

18:01

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI