Flash

Presidenti çek i kërkon ndjesë Serbisë për bombardimet e NATO-s të vitit 1999

Lapsi.al 18 May 2021
Presidenti çek i kërkon ndjesë Serbisë për

Presidenti i Republikës Çeke, Millosh Zeman, i kërkoi ndjesë të martën presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, për bombardimet e NATO-s të vitit 1999, që u dhanë fund mizorive të forcave serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës.

Presidenti Zeman, një ish-kryeministër i majtë, u zgjodh për herë të parë president në vitin 2013, është i njohur për qëndrimin e tij pro-rus dhe mbështetjen për lidhje më të afërta me Kinën.

Ai priti të martën në Pragë presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe në fillim të takimit tha se Serbia është mik i Çekisë dhe këtë e ka dëshmuar edhe në vitin 1938 edhe në vitin 1968, duke ju referuar situatës para Luftës së Dytë Botërore dhe invadimit sovjetik të para 53 vitesh.

“Në ju falënderuam me bombardime. Prandaj me këtë rast në emrin tim kërkoj ndjesë për bombardimin e Jugosllavisë së atëhershme. Ishte gabim. Si njeri kërkoj ndjesë nga populli serb. Tërë kohën më ka munduar kjo gjë”, tha presidenti çek, i cili ishte kryeministër në kohën e bombardimeve të NATO-s ndaj forcave serbe.

Ai tha se kishte bërë përpjekje për të parandaluar fushatën e bombardimeve por nuk kishte gjetur mbështetje tek aleatët.

NATO-ja ndërmori një fushatë bombardimesh më 24 mars të vitit 1999 e cila vazhdoi deri më 10 qershor duke u dhënë fund luftës gati dyvjeçare.

Kosova doli nga lufta me mbi 10 mijë të vrarë e mijëra të zhdukur.

Nëntë vjet pas asaj ndërhyrjeje Kosova shpalli pavarësinë e cila është njohur nga mbi 100 vende të botës, por kundërshtohet nga Serbia dhe aleatja e saj, Rusia.

Republika Çeke e njohu Kosovën në maj të vitit 2008.

Më 11 shtator të vitit 2019 presidenti çek, Zeman tha në Beograd se do të diskutojë me ekspertët kushtetues të vendit të tij, mundësinë e tërheqjes së njohjes së pavarësisë së Kosovës, një veprim që nuk përkon me postin kryesisht ceremonial të tij.

Pak kohë më pas zyrtarët më të lartë kushtetues të Çekisë, refuzuan propozimin e tij.

Ministria çeke e punëve të Jashtme tha atëbotë se njohja e Kosovës ishte “njohje de jure, pra njohje e plotë dhe përfundimtare e shtetit në kushtet e së drejtës ndërkombëtare. Republika Çeke gjithashtu, nuk ka anuluar kurrë njohjen e ndonjë shteti në praktikën e saj”./ VOA

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI