Flash

Në kërkim ndërkombëtar, arrestohet i riu nga Durrësi (Emri)

Lapsi.al 18 May 2021
Në kërkim ndërkombëtar, arrestohet i riu nga Durrësi

Policia e Durrësit ka arrestuar një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge dhe plagosje të rëndë me dashje, në kuadër të operacionit “Last Step”. Në pranga ka rënë 31-vjeçari Fatjon Iljaz (Nina), me qëllim ekstradimin drejt Italisë, pasi Gjykata e Barit, ka lëshuar urdhër-arresti për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim.

Njoftimi i policisë:

Kapet dhe arrestohet me qëllim ekstradimi drejt Italisë, 31-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me agjentët e Forcës së Posaçme Operacionale në DVP Durrës, Fast Albania dhe Interpol Tirana, zhvilluan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Last Step”, në kuadër të të cilit u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi i përkohshëm, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, i shtetasit F. I.(N.), 31 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprat penale” Plagosja e rëndë me dashje”, “Vjedhja me dhunë” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Barit, Itali, ka lëshuar urdhër-arresti për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

Të këshilluara

Kosova merr 3150 doza të tjera Pfizer

Në kuadër të fushatës së vaksinimit anti Covid, këtë të martë në Kosovë kanë mbërritur 3510 vaksina Pfizer. Ministria e Shëndetësisë në një prononcim për med...

18:01

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI