Flash

Financimi i Kanye West/ NYTimes vë në dyshim qëndrimet e Ramës për antisemitizmin

New York Times ka publikuar një artikull ku vë përballë qëndrimet e Edi Ramës kundër antisemitizmit me vendimin e tij për të financuar me 4.5 milionë dollarë koncertin e Ye në Tiranë, duke theksuar kontrastin mes retorikës së kryeministrit dhe mbështetjes për një artist të njohur për deklaratat e tij në mbështetje të Hitlerit dhe nazizmit.

01:06

Media italiane: Rama shpëtoi koncertin e Kanye West, por plasin akuzat

Shpërdorimi i radhës i kryeministrit shqiptar po nxit protesta në rrugë. Një stadium i dedikuar do të ndërtohet për performancën e reperit kontrovers amerikan, gati për t'u çmontuar një ditë pas ngjarjes. Kjo është shumë për të rinjtë që kanë protestuar kundër qeverisë për javë të tëra: "Pensionistët jetojnë me 110 euro në muaj, spitalet nuk kanë pajisje dhe mjekë, por ai i gjeti paratë në minutën e fundit për një koncert."

22:50

Ndahet nga jeta maestro i muzikës italiane, Franco Battiato

Lapsi.al 18 May 2021
Ndahet nga jeta maestro i muzikës italiane, Franco Battiato

Ditën e sotme është ndarë nga jeta kantautori i njohur italian, Franco Battiato. Ai vdiq në shtëpinë e tij në Milo, në provincën e Catania, ku doli në pension në vitin 2019.

Battiato lindi në vitin 1945 dhe u nda nga jeta në moshën 76-vjeçare. Kantautori kishte qenë i sëmurë prej disa kohësh, kishte thyer femurin dhe legenin dhe që prej asaj kohe nuk u shfaq më në publik. Lajmin e hidhur të ndarjes së tij nga jeta e dha familja e kantautorit, që ka kërkuar të ruhet privatësia e familjarëve.

Karriera e tij muzikore përfshiu ndër vite zhanre nga më të ndryshmet. Këngët e tij unike, teksti i të cilave përmbante referenca filozofike, fetare dhe kulturore, i dhanë atij pseudonimin “Il Maestro” në skenën muzikore italiane.

Vdekja e tij ka lënë një boshllëk të pazëvendësueshëm në muzikën italiane, të cilës ai i ka dhuruar këngë të paharrueshme si ‘La cura’, “Voglio vederti danzare” apo “Bandiera Bianca”.

Prej kohësh i sëmurë nga Alzheimer, edhe pse sëmundja e tij nuk u bë kurrë publike, Battiato mungonte në skenat muzikore dhe artistike që prej 2017, kur gjatë një incidenti u detyrua të ndërpresë një turne koncertesh. Ai qëndronte prej kohësh i mbyllur në vilën e tij në shpatet e Etnës, nën kujdesin e familjarëve të tij.

Në 2015 ai u rrezua nga skena, dhe pas dëmtimeve të shkaktuara nga aksidenti, bëri ndërhyrjen e parë, e cila përkeqësoi së tepërmi shëndetin e tij.

Karriera e tij e gjatë prej pothuajse 5 dekadash e ka bërë rrugën e Battiato-t vërtetë unike në panoramën italiane. Një mendimtar i lirë ironik, Franco ka praktikuar artin e provokimit dhe ka pasur gjithashtu një përvojë të shkurtër (të papaguar) si këshilltar për Rajonin e Siçilisë në Crocetta, e cila zgjati nga nëntori 2013 deri në mars 2014 dhe përfundoi në një mënyrë të stuhishme.

Megjithëse ka qenë gjithmonë larg qëndrimeve luftarake, ai kurrë nuk e ka fshehur simpatinë e tij për të Majtën dhe me “Povera patria” ai ka nënshkruar një nga portretet më intensive të degradimit të Italisë.

Më ndarjen e tij nga jeta në moshën 76-vjeçare, muzika humbi një artist të madh, që me ironinë e tij mjeshtërore dhe sensin e tij proverbial dhe të sofistikuar të humorit i dha shumë artit italian.

Të këshilluara

Michele Morrone ironizon Belen Rodriguez

Michele Morrone nuk e mendon veten në një raport me Belen. Ai mund të kishte thënë thjesht “jo”, por zgjodhi të jepte edhe një koment që s’u pëlqye shumë nga nd...

16:10

ide

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

93.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Autorë ‘anonimë’ shënjestrojnë protestat e Flamingove

Artikuj të nënshkruar me emra të trilluar u botuan në disa media gjatë protestave kundër qeverisë, duke promovuar narrativa të ngjashme me ato të mazhorancës dhe duke ngritur pikëpyetje mbi transparencën editoriale dhe respektimin e standardeve etike të gazetarisë.

14:55

Me sytë katër

PAPARAZZI