Flash

Mbahet nesër seanca e radhës në Hagë për ish krerët e UÇK-së

Lapsi.al 18 May 2021
Mbahet nesër seanca e radhës në Hagë për ish

Mbahet nesër konferenca e pestë mbi ecurinë e çështjes gjyqësore në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, në Gjykatën Speciale në Hagë. Sipas një njoftimi në faqen zyrtarë të Dhomave të Specializuara thuhet se konferenca pritet të filloj në orën 11:00.

“Për të përcjell seancën nga galeria për publikun ose qendra për median duhet të regjistroheni paraprakisht. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik në [email protected](link sends e-mail) në të cilin do të shënoni emrin dhe mbiemrin, statusin, datën e lindjes, shtetësinë dhe numrin e pasaportës. Afati i fundit për regjistrimin paraprak është deri të hënën, më 17 maj në ora 17:00. Seanca mund të ndiqet edhe përmes internetit, me një vonesë, dhe në këtë rast nuk nevojitet regjistrimi”, thuhet në njoftim.

Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi po akuzohen se si drejtues të UÇK-së kishin kryer krime kundër njerëzimit gjatë luftës së fundit në Kosovë. Për këto akuza ata po mbahen në paraburgim prej momentit kur ishin arrestuar në Kosovë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI