Flash

Kim: E vërteta e përplasjes me Metën, kam folur në emër të Uashingtonit

Lapsi.al 18 May 2021
Kim: E vërteta e përplasjes me Metën, kam folur në emër

Ambasadorja e SHBA në Shqipëri ka komentuar deklaratat e Presidentit Ilir Meta, i cili e akuzoi atë se mban qëndrime të njëanshme dhe se ka ndërhyrë në punët e brendshme të vendit.

Diplomatja tha në emisionin “Opinion” se detyra e saj në Shqipëri është shpreh qartë qëndrimin e Shteteve të Bashkuara përmes kreut të shtetit, kreut të qeverisë dhe ministrave.

Lidhur me me reagimin e saj në rrjetet sociale për Presidentin Meta, Kim tha se ishte një reagim i konsultuar në Uashington dhe aspak personal.

Ambasadorja refuzoi ti përgigjej pyetjes nëse mes Presidentit Ilir Meta dhe Shteteve të Bashkuara ka një problem konkret apo janë tensione të cilat krijohen nga konsumi i përditshëm politik.

DEKLARATAT

Ambasadorja Kim: E di që njerëzit duan të shohin pak drama dhe emocione, por ajo që do përsëris është se kur flas, flas në emër të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara dhe e bëjmë këtë seriozisht, kur arrijmë një qëndrim dhe detyra ime është të siguroj që qëndrimi ynë është sa më i qartë që mundet. Përpiqemi ta bëjmë këtë shumë të qartë, së pari për Qeverinë Shqiptare dhe e bëjmë këtë nëpërmjet diskutimeve me zyrtarë të lartë, përfshi Kryeministrin, Presidentin, Ministrat dhe përpiqemi ta bëjmë pozicionin e SHBA sa më të qartë që mundet për popullin shqiptar. Këtë do të vazhdoj të bëj.

Blendi Fevziu: Edhe tweet juaj, që komentonte deklaratën e Presidentit të Republikës, dy ditë përpara zgjedhjeve, ishte zyrtar?

Ambasadorja Kim: Absolutisht.

Blendi Fevziu: Le të themi, diskutuar me Uashingtonin?

Ambasadorja Kim: Absolutisht.

Blendi Fevziu: Jo një deklaratë personale?

Ambasadorja Kim: Sigurisht që jo.

Blendi Fevziu: Por Presidenti ju ka akuzuar se jeni përfshirë në punët e brendshme të Shqipërisë.

Ambasadorja Kim: Mendoj se ka të drejtën të ketë mendimet e tij, por edhe një herë, unë mund vetëm të bëj punën time, e cila është të shpreh pikëpamjet dhe të sqaroj pozicionin e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara.

Blendi Fevziu: Ka gjithmonë probleme midis Metës dhe ambasadorëve amerikanë. A ka diçka konkrete midis Shteteve të Bashkuara dhe Presidentit apo janë vetëm probleme të ditës?

Ambasadorja Kim: Nuk do të komentoj për çështje të brendshme./ Opinion.al

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI