Flash

Kadilli: Rama ka shenjat e Putinizmit dhe Erdoganizmit, por është goxha larg

Lapsi.al 18 May 2021
Kadilli: Rama ka shenjat e Putinizmit dhe Erdoganizmit, por është

Në një intervistë për gazetarin Adi Krasta në 'A Show', kandidati për kryetar partie në PD, Fatbardh Kadilli, edhe pse i cilësoi zgjedhje të manipuluara, sërish bëri fajtor kryetarin e opozitës Lulzim Basha, që sipas tij ka humbur shumë beteja dhe nuk mund të fshihet pas manipulimit të zgjedjheve që ka bërë Rama.

Kadilli tha se Rama nuk mund të krahasohet me Putinit dhe Erdoganit, pasi në Shqipëri nuk është vrarë asnjë gazetar.

"Në mënyrë absolute këto janë zgjedhje të padrejta, të pabarabarta, por legalisht janë të certifikuara. Proceset janë në vazhdim, por nuk shikoj që do të ndryshojë diçka.

Unë shpresoj shumë që këtë radhe të ndëshkohet krimi elektoral, blerja e votës dhe shumë shkelje ligjore.

Këtë radhë pashë një inxhinieri të blerjes së votës në mënyrë shumë më perfide.

Unë shikoj te Rama të gjithë elementët e Erdoganizmit dhe Putinizmit, po prapë jemi goxha larg.

Po marr vetëm patronazhiastët, shoqëria shqiptare reagoi dhe e ka antidotin më të fortë se dy shoqëritë, në Turqi dhe Rusi. Këtu nuk ka ndodhur që të vritet ndonjë gazetar.

E ka fajin ai që ka vjedhur por nëse mua më vidhet lopa e ka fajin dhe ai që nuk ruan lopën. Aq më tepër kur e ka të përsëritur.

Le të ikin Basha se e marr unë përsipër mbrojtjen e votës. Dhe nuk fshihem pas faktit që më kanë vjedhur.

Nuk mund të mos jetë Basha përgjegjës, e para që nuk ngriti dot frymë dhe e dyta që lejoi që të vidhen zgjedhjen. Unë nuk urrej asnjërin. Politikisht që kur Edi Rama ka hyrë në politikë kam qenë kundër tij.

Basha e ka humbur luftën. Rama aty do të jetë. Dhe më i sofistikuar. Do inxhinierojë edhe më shumë para dhe banda.

Nuk kam lënë asnjë betejë pa çuar deri në fund. Unë jam mbijetues në poltikë.’

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI